Albspirit

Media/News/Publishing

Cara Delevingne pozon e zhveshur për “Esquire”

Kohët e fundit e ka lënë modelingun për aktrimin, por, kur vjen puna për të pozuar përpara kamerave, Cara Delevingne vazhdon të jetë mahnitëse si gjithmonë.

23-vjeçarja ka pozuar e zhveshur totalisht për revistën “Esquire” dhe në intervistë ka folur për betejën e saj me depresionin gjatë adoleshencës.

“Në javën që vendosa të mos i merrja më ilaçet antidepresion, humba virgjërinë, u përfshiva në sherre, qava dhe qesha. Ishte gjëja më e bukur në botë të ndjeje edhe një herë gjëra. I urrej ilaçet”, shpjegon Cara.

Cara ka nisur marrjen e ilaçeve anti-depresion, pasi u diagnostikua me depresion kur ajo ishte vetëm 16 vjeç. Ajo e pranoi se presioni i shkollës dhe hormonet e saj i shkaktuan asaj një “çrregullim mendor”.

 Image result for Cara Delevingne, esquire

 

Please follow and like us: