Dorina Garuci, ylli i ri i muzikalit në Austri
Këngëtarja 23 vjeçare ka diplomuar me sukses të shkëlqyer për këngëtare të muzikalit (mjuziklit) dhe po ngjitet me shpejtësi në shkallët e suksesit në fushën e saj.
Para tri vitesh, dy studentët të muzikës nga Brück-u, Markus dhe Ronald Stinauer kishin ftuar kolegen e tyre të studimeve Dorina Garucinnë qytetin e tyre të lindjes për një koncert të vogël, shkruan noen.at. Shqiptarja e re që në paraqitjen e parë pati entuziazmuar publikun me zërin e saj të jashtëzakonshëm, transmeton albinfo.ch.
Që atëherë, ajo prezantohet me shumë sukses në koncerte të ndryshme si në Bluesfest në aksione bamirësie dhe në festat e qytetit.
Nga e premtja e kaluar ajo po paraqitet në rolin kryesor të femrës në Teatrin e qytetit në Baden, në muzikalin e suksesshëm “Jekyll&Hyde”. Aty Dorina luan prostitutën e cila dashurohet në dr. Jekyllin, nga i cili vritet si mr. Hyde, përcjell albinfo.ch. Paraqitja e saj në këtë vepër muzikore skenike është shoqëruar me duartrokitje frenetike nga publiku.
Kur ajo, vitin e kaluar kishte marrë pjesë në audicion për këtë rol, po kërkohej në fakt një aktore 30 vjeçare. “Por pastaj ata deshën të më angazhonin patjetër mua”, qeshet 23 vjeçja Garuci, transmeton albinfo.ch. Kështu, ajo tash po paraqitet bindshëm jo vetëm me zërin e saj të fuqishëm por edhe me fuqinë shprehëse të aktrimit dhe vallëzimit.