Fakte për Aleksandrin e Madh të Maqedonisë
Emri i tij vjen nga fjala greke alexo “mbroj” dhe andr “njeri” dhe do të thotë “mbrojtës i njerëzve”
- Babai i Aleksandrit, Filipi II i Maqedonisë punësoi Aristotelin, një prej filozofëve më të mëdhenj të historisë, bashkë me Sokratin e PLatonin, për të edukuar Aleksandrin 13-vjecar. Ai u bë tutor i Aleksandrit për tre vjet deri në moshën 16 vjec, kur Aleksandri mori fronin e Maqedonisë.
- Nëna e aleksandrit, Olimpia, ishte bija e Neoptolemit I, mbreti i Molosëve, një fis i lashtë ilir në Epir. Ka debate në lidhje me seksualitetin e Aleksandrit të Madh. Megjithatë, Aleksandri i Madh kishte tre gra: Roksanën, Statierën dhe Parisatisin.
- Besohet se Aleksandri kishte dy fëmijë: Herakliun, një djalë me të dashurën e tij Barsine, dhe Aleksandrin IV, djali i tij me Roksanën. Fatkeqësisht, pas vdekjes së tij, të dy fëmijët u vranë.
- Aleksandri themeloi më shumë se shtatëdhjetë qytete dhe të paktën 20 prej tyre u vuri emrin e tij. Më popullori është Aleksandria në Egjipt. Pranë vendit ku u zhvillua beteja e Hidaspes, Aleksandri themeloi qytetin e Bucefalit, që i vuri emrin e kalit të tij, i cili u plagos për vdekje në betejë.
- Aleksandri ishte një prej figurave të huaja më të admiruara në Romë, edhe shumë vite pas vdekjes. NDoshta kjo është arsyeja përse Jul Cezari, Mark Antoni dhe Augusti bënë pelegrinazhe në varrin e Aleksandrit në Aleksandri.
- Cfarë kanë të përbashkët Aleksandri, Gengis Khani dhe Napoleoni? Ndoshta po mendoni që ishte dominimi i botës, por jo. Ata të tre vuanin nga ailurofobia – frika nga macet.
- Taktikat dhe strategjitë ushtarake të Aleksandrit të Madh studiohen ende sot në akademitë ushtarake. Që nga fitorja e tij e parë në moshën 18 vjec, deri në vdekjen e tij, ai nuk humbi asnjëherë, as edhe një betejë të vetme.
- Një prej legjendave më të famshme për Aleksandrin e Madh është se në vitin 333 ai ndodhej në Gordium, në Azinë e Vogël, aty ku zgjidhi Nyjen Gordiane. Profecia mbi Nyjen Gordiane thoshte se ai që do ta zgjidhte, do të sundonte Azinë. Thuhet se Aleksandri “e zgjidhi” duke e goditur me shpatë. Besohet se njeriu që e lidhi nyjen ishte ose Midasi, i famshëm për prekjen e artë, ose babai i tij, Gordiusi.
- Tre prej bijve të Fidel Kastros u është vënë emri sipas Aleksandrit të Madh: Aleksis, Alehandro dhe Aleksandër.
- Një herë, Aleksandri organizoi një konkurs pije mes ushtarëve të tij. Kur përfundoi, 42 ushtarë kishin vdekur nga helmimi prej alkoolit.
- Pasi mposhti persët, Aleksandri nisi të vishet si mbret pers dhe kishte dy gra perse, me qëllim që populli i sapopushtuar të ndihej më mirë me udhëheqësin e tyre të ri.
- Ndonëse ka patur shumë teori me kalimin e viteve, shkaku i vërtetë i vdekjes së Aleksandrit mbetet një prej mistereve të shumtë të botës së lashtë. Në kohët moderne, ekspertët mjekësorë kanë folur për malarje, infeksion në mushkëri, probleme me mëlcinë, apo tifo. Por askush nuk është i sigurtë.
- Iliada dhe Odiseja ishin librat e tij të preferuar. Që në fëmijëri ai frymëzohej prej heronjve të Homerit dhe flinte me Iliadën nën jastëk. Më tej, luftëtari grek Akili që luftoi në Trojë, e magjepste më shumë se cilido personazh tjetër.
- Ndonëse njihet si një prej gjeneralëve dhe luftëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Aleksandri e dashuronte filozofinë dhe gjatë pushtimit të Indisë, ai pezulloi fushatën ushtarake për të bërë biseda të gjata me gjimnosofistët, “filozofët lakuriqë” në traditat fetare të hinduve dhe jainëve.
- Aleksandri i Madh kishte heterokromia iridum: njëri prej syve të tij ishte blu dhe tjetri kafe.
Please follow and like us: