Iran, përmbyset ligji për familjen
Rasti i gruas e cila detyroi bashkëshortin që të martohet me mikeshën e saj, sepse e dinte se po vdiste nga kanceri, para se ta zbulonte se diagnoza ishte e gabuar, ka përmbysur ligjin e familjes në Iran.
Pasi iu komunikua diagnoza, Mahtab, 35-vjecarja nënë e dy fëmijëve, i tha bashkëshortit që të martohet me mikeshën e saj më të shtrenjtë, para se ajo të vdiste.
Bashkëshortja e re ngeli shumë shpejtë shtatzënë, kohë kur u zbulua se diagnoza e Mahtabit ishte e gabuar.
Tani Mahtab kërkon që gjykata familjare ta detyroj bashëkshortin, Muhamedin, që të divorcohet nga gruaja e tij e re, por Muahmedi refuzon.
Mahtab thekson se e kishte menduar më të mirën për familjen, por tani, kur u zbulua se diagnoza ishte e gabuar, dëshiron ta bëjë nul zëvendësimin bashkëshortor.