Ja mesazhi “komunist” që shkruan Milva Ekonomi
Ajo është Ministre e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.
Duhet të ishte duke projektuar, zbatuar, drejtuar strategjitë e sipërmarrjes dhe rritjes ekonomike të këtij vendi.
Por jo, Milva Ekonomi ka gjetur diçka më interesante për tu marrë:
Të shkruajë hartime qesharake për bukuritë e Qeparosë.
“Sa bukur ne Qeparo kete mbremje! Ajri ere bime mesdhetare, njerezit te shplodhur, rinia entuziaste, femije te gezuar!”-shkruan ministrja në twitter sikur të ishte një nxënëse gjimnazi që i kanë kërkuar të shkruajë vargje demagogjie për partinë e punës.
Që Ministren e kanë lënë pa mend bukuritë e Qeparoit të “rilindur”, e kuptuam.
Por me sa mend në kokë, ministrja shkruan sikur të ishte në konferencat e rinisë komuniste, ku i duhet të thurrë lavde për punët e mira të shokut Enver?
Që vargjet e Ekonomit të marrin kuptim, ndoshta ministrja duhet të kishte shkruar se gjithçka, u arrit në sajë të punës së partisë dhe shokut Enver…
Ndoshta kështu Ekonomi, do ta justifikonte deri diku nivelin mediokër të postimit të saj!