Albspirit

Media/News/Publishing

Jordani, zbulohet monumenti gjigant nën rërë

Një monument gjigant është zbuluar nën rërën e qytetit historiko-arkeologjik, në Petra të Jordanisë. Arkeologët kanë përdorur imazhet satelitore, fotografi dhe vëzhgime tokësore për të zbuluar monumentin e fshehtë.

Sipas studiuesit Sarah Parcak, nga Universiteti i Birminghamit, ky monument mendohet të jetë sa një pishinë noti olimpike e gjatë dhe dy herë me e gjerë dhe se struktura e saj ndryshon nga çdo strukturë tjetër e krijimeve në lashtësi. Christopher Tuttle, Drejtor ekzekutiv i Këshillit Amerikan të Qendrave Kërkimore, e përshkruan gjetjen si “i fshehur në qartësi”. Struktura mendohet të ketë patur qëllim për ndonjë zhvillim ceremonial në kohën e lashtësisë. Christopher Tuttle ka thënë: “Unë kam punuar në Petra për 20 vjet dhe e dija që diçka kishte aty, por ligjërisht kjo mund të quhet zbulim”. Qindra mijëra turistë vizitojnë Petran çdo vit, edhe pse numri është zvogëluar për shkak të konfliktit kundër Shtetit Islamik. Vendi është më i njohur për ndërtesën e Thesarit, e cila është gdhendur nga gurë ranorë.

Please follow and like us: