Albspirit

Media/News/Publishing

“Kathimerini”: Erdogan nis gjuetinë tradhtarëve në Shqipëri, ka edhe ministra

 

Rexhep Taip Erdogan ka nisur gjuetinë e tradhtarëve në Shqipëri, shkruan e përditshmja e madhe greke “Kathimierini”. “Presidenti turk e ka nisur tashmë valën e presionit ndaj qeverive të Ballkanit për arrestimin dhe dorëzimin e personave të afërt me armikun e tij Fethullah Gylen, por edhe gazetarëve që guxojnë ta kritikojnë. Çmontimi i këtij rrjeti terrorist, siç e quan Erdogan, shtrihet kryesisht në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Bosnjë Hercegovinë, vende me shumicë myslimane. Lideri turk ka dorëzuar listat e shërbimeve inteligjente me të gjithë emrat e të akuzuarve, të cilët janë persona edhe në nivelet më të larta qeverisëse të vendit, përfshirë ministra”, shkruan “Kathimerini”, duke cituar edhe notën verbale të ambasadës turke në Prishtinë për rastin e gazetarit Berat Buzhala. Por ata sqarojnë se ministria e Jashtme e Kosovës e ka hedhur poshtë si të papranueshme kërkesën e ambasadës turke.

“Vitin e shkuar, gjatë vizitës në Tiranë, Erdogani i kërkoi qeverisë shqiptare publikisht që të mbyllte shkollat private të Gylenit, nga ato fillore deri tek universitetet, duke provokuar reagime të ashpra të intelektualëve dhe medieve shqiptare për të ushtruar presion mbi kryeministrin Rama që ai të mos e quante një partner strategjik Turqinë. Por duke qenë se Rama nuk ia plotësoi kërkesën, tani Erdogani ka rinisur akoma një sulm më të ashpër, duke mos e bërë këtë kërkesë vetëm për Shqipërinë, por edhe në vend të tjera si Madeqoni, Kosovë, Bosnjë e deri në Bullgari, ku pas pak ditësh ministri i Jashtëm i Turqisë pritet të vizitojë Sofjen për të dorëzuar edhe atje listën e ‘tradhtarëve’ dhe ‘terroristëve’”, përfundon “Kathimerini”.

Please follow and like us: