Albspirit

Media/News/Publishing

Kristela konfirmon ndarjen nga Noga

 

Ata celebruan dashurinë e tyre në një martesë të madhe me shumë të ftuar, e cila u realizua në Kosovë, ndërsa vetëm tre javë pas dasmës nisën thashethemet se Kristela Gjoka ishte ndarë nga Agon Abdullahu, të cilin e njohin të gjithë si reperi “Noga”.

Fillimisht të dy qëndruan në heshtje ndaj këtij lajmi, ndërsa Noga tha edhe se Kristela ishte shtatzënë, por më në fund ka vendosur të reagojë kjo e fundit, e cila ka pranuar ndarjen, ndërsa ka hedhur akuza shumë të forta ndaj Nogës.

“Duke qenë se personi në fjalë ka dëshirën e flaktë për famë dhe sigurisht, ashtu si është egoja mashkullore e meshkujve shqiptarë kur i lë femra, ka përdorur imazhin tim për këtë gjë”, – ka thënë Kristela.

U fol shumë në media për këtë ndarje të bujshme, ndërsa martesa e tyre zgjati vetëm tre javë. Fillimisht u tha se ishte Kristela ajo që nuk pranonte të jetonte me nënën dhe motrën e bashkëshortit, çka kishte çuar edhe në ndarjen e çiftit. Sa i takon zërave për shtatzëni, trupi perfekt i Kristelës flet vetë.

Please follow and like us: