Albspirit

Media/News/Publishing

Ligjet më absurde në botë

 

Ligjet, e thënë thjesht, janë rregulla të formës së shkruar ose jo, që kanë fuqi dhe legjitimitet zbatimi në një shtet. Ato mbrojnë qytetarët dhe thyerja e tyre dënohet dhe ndëshkohet, duke bërë të mundur stabilitetin e vendit dhe ndalojnë kthimin e tij në anarki. Megjithatë, ka ligje që janë vërtet qesharake, të çuditshme dhe absurde.

 

  1. Ndalohet vdekja në parlament, Mbretëria e Bashkuar

Britania e Madhe është e njohur për ligjet dhe taksat qesharake qindravjeçare. Sekretari Jack Straw ka luftuar fort që disa ligje absurde të shfuqizohen dhe një nga prioritetet e tij ishte ligji, sipas të cilit është e paligjshme të vdesësh në parlament. Ky ligj u kritikua ndërkombëtarisht. Aspekti i tij qesharak qëndron edhe në faktin se është e pamundur të ndëshkohet ai që vdes për shkeljen e kryer. Sikur dikush të pësonte një atak zemre në parlament, fillimisht ai duhej të nxirrej jashtë godinës dhe pastaj t’i nënshtrohej ndërhyrjeve përkatëse. Për fat të mirë, ky ligj nuk është më në fuqi.

 

  1. Ligji për martesën e nderit, Japoni

Ndonëse ky ligj nuk është qesharak, si ligjet e tjera të listës, mund të konsiderohet i çuditshëm nga shumica e lexuesve, pasi lidhet me respektin dhe nderin e lartë që japonezët u njohin familjeve të tyre. Sipas këtij ligji, vëllai i madh mund të kërkojë dorën e të dashurës së vëllait më të vogël dhe nëse të dy janë dakord mund të martohet me të. Ligje të ngjashme vihen re edhe në vende të tjera aziatike, çka dëshmon se aziatikët vazhdojnë të ruajnë traditën e respektimit të më të mëdhenjve.

 

  1. Ndalohet që vajzat të veshin pantallona, Svaziland

Svazilandi listohet si një nga vendet më të varfra të botës. Jetëgjatësia mesatare e banorëve të Svazilandit është 30-35 vjeç. Vendi qeveriset nga një pushtet i korruptuar . Aktualisht, Mbreti Mswati III ka kaluar një sërë ligjesh të çuditshme në përpjekje për të rivendosur “vlerat tradicionale”, sipas të cilave, gratë janë të pabarabarta dhe konsiderohen inferiore kundrejt burrave. Grave u ndalohet të veshin pantallona të ngjashme me ato të burrave dhe nëse ato shkelin këtë ligj, detyrohen t’i zhveshin nga ushtarët me forcë dhe në mënyrë poshtëruese.

 

  1. Ndalohet prekja e hundës gjatë meshës të së dielës, Izrael

Shteti i Izraelit, i formuar pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1948, si një vend ku hebrenjtë do të mund të banonin pa u persekutuar dhe ndjekur nga askush, është ndërkombëtarisht i njohur për ligjet e veçanta që ka. Një prej tyre është ndalimi për të prekur hundën gjatë meshës të së dielës. Rabini është i lejuar, e drejtë që ushtrohet shpesh prej tij, të ndalojë njerëzit që prekin hundën gjatë meshës të së dielës. Ky ndalim nuk lidhet vetëm me mungesën e hijeshisë që mbart gjesti në fjalë, por edhe sepse besohet se gjakderdhja e mundshme që shkaktohet nga humbja e qimeve të hundës mund të rezultojë në dhunim të kodit të shenjtë fetar. Ligjit i nënshtrohen vetëm besimtarët hebrenj, ndërsa përjashtohen nga rregulli laikët.

 

5- Ndalimi i email-eve jashtë orarit të punës, Francë

Francezët janë ndoshta të admiruar ose të qortuar për sistemin e tyre laissez-faire, veçanërisht kur fjala është për punë. Kur u miratua ligji për ndalimin e dërgimit të email-eve pas orës 18:00 kjo u pa me xhelozi nga të tjerët. Megjithatë ligji nuk u prit shumë mirë. Vetëm punëtorët e pavarur, ditët e punës të së cilëve nuk janë të lidhura me 10-orarëshin e punës së vendit, lejohen të dërgojnë mesazhe edhe jashtë orarit të punës. Aurelien Bruno, një inxhinier në Nisë të Francës tha se kjo ishte një tjetër mundësi që francezët të konsideroheshin si popull përtac. “Mendoj se Franca keqkuptohet shpesh,” tha ai duke iu referuar perceptimeve ndërkombëtare për etikën e punës franceze. Në fakt, BBC vërtetoi se 35 orët e punës në një javë janë një mit i vërtetë.

 

6-Matja e madhësisë së belit, Japoni

Në përpjekje për të ruajtur shëndetin e popullit të saj, Japonia miratoi një ligj në 2008-n që vendoste një madhësi maksimale të belit për çdo njeri nga mosha 40 deri në 75 vjeç. Beli i të punësuarve matet çdo vit nga një provim mjekësor që gjithashtu mat faktorë të tjerë si presioni i gjakut dhe kolesterolit për të parë nëse ata janë të shëndetshëm dhe jo ‘mbipeshë’. Mbipesha ka të bëjë me rreziqet e sëmundjeve të stomakut dhe kolesterolit të lartë. Punonjësve të identifikuar mbipeshë u jepen këshilla për t’i ndihmuar që të humbin disa kilogramë. Ata punonjës të cilët nuk bien në peshë të paktën me 10% duhet të kontribuonin në një program shëndetësor për më të moshuarit. Në 2015, punonjësit duhet të arrijnë normën 25% përndryshe u duhet të vuajnë të njëjtin ndëshkim. Zhongmin Guo, i cili së fundmi u rikthye në SHBA pas 14 vitesh punë në Japoni, tha se çdo vit ai ishte subjekt i kontrolleve shëndetësore të ndryshme.

 

  1. Asnjë derr nuk duhet të ketë emrin Napoleon, Francë

Asnjë derr nuk mund të ketë emrin e gjeneralit të madh dhe Perandorit francez Napoleon Bonaparte, përgjegjës për pushtimin e pjesës më të madhe të Europës gjatë luftërave të Napoleonit (1799-1815). Francezët kanë pasur respekt të lartë për të dhe mendohet se fillesa e konceptimit të këtij ligji vjen nga derri që përfaqëson Stalinin dhe që quhet Napoleon në librin e famshëm të George Orwell-it, “Ferma e kafshëve”. Kjo lidhet më shumë me faktin që Napoleoni paraqitet si Stalini, se sa me atë që është emri i një derri. Sot, shumica e njerëzve e konsiderojnë ligjin si shaka dhe thuajse askush nuk e respekton, megjithatë ligji vazhdon të jetë në fuqi.

 

  1. Jastëkët konsiderohen si “armë pasive”, Gjermani

Nëse do të sulmoheshit nga një hajdut, do të kishit më shumë frikë nga një thikë apo nga një jastëk? Nuk duket se pyetja është e vështirë. Megjithatë, në Gjermani, jastëkët konsiderohen si “armë pasive”. Ndoshta kur janë të mbushur me gurë? Në çdo rast, ndoshta jastëku nuk është një mjet vetëmbrojtës dhe aq efektiv.

 

  1. Ndalohet çiftimi i kafshëve në mjediset publike, Kaliforni, SHBA

Në Kaliforni ndalohet që kafshët të çiftohen në mjedise publike: tavernë, shkollë apo kishë. Është e paqartë pse çiftimi i kafshëve duhet të përbëjë një shqetësim për qytetarët e vendit. Për më tepër, zbatueshmëria e ligjit në fjalë është e dyshimtë. Si mund të kontrollohet në çdo kohë e në çdo vend çiftimi i kafshëve?

 

  1. Ndalimi i qarkullimit të makinave, në varësi të targave, Filipine

Ky ligj është interesant, sepse është specifik në mënyrë absurde. Sipas tij, ndalohet qarkullimi i makinave, targa e të cilave mbaron me shifrën 1 ose 2, ditën e hënë, i atyre, targa e të cilave përfundon me 3 dhe 4 nuk mund të qarkullojnë të martën e kështu me radhë. Nuk dihet se cili është synimi i ligjit dhe as se si zbatueshmëria e tij mund të kontrollohet.

Please follow and like us: