Mal i Zi: Nuk miratohet nisma e deputetëve shqiptarë

Në seancën e fundit të Parlamentit të Malit të Zi nuk gjeti mbështetje nisma e deputetëve shqiptarë për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi organizimin territorial, i cili parashikonte që edhe Malësia me qendër në Tuz, të fitojë statusin e komunës së plotë. Realizimi i këtij objektivi ishte kërkesë e vazhdueshme e partive politike shqiptare, por që asnjëherë nuk gjeti mbështetje nga Qeveria e Malit të Zi. Si pasojë, Tuzi me shumicë shqiptare, mbetet komunë urbane në kuadër të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës.
Please follow and like us: