Në gjurmët e një urdhëri të fshehtë, i krijuar që në shekullin XII
“Ju sy që keni bërë të qajnë, qani tani”, thotë një proverb i lashtë siçilian.
Dhe pikërisht në këtë rajon të mrekullueshëm, sidomos në pjesën nëntokësore të qytetit të lashtë të Palermos, që nis legjenda, e cila mund të shndërrohet në histori. Një histori me intriga, vrasës dhe hakmarrje, ku protagonist është një sekt misterioz me njerëz me kapuçë. Burra që, mes fundit të shekullit XV dhe fillimit të shekullit XVI, u bashkuan fshehtësisht nëpër kripte, për t’u bërë gjyqin shtypësve të popullit. Quheshin Beati Paoli. A është e mundur që në Palermon e nëndheshëm të të kaluarës, të ketë vepruar një shoqëri të fshehtë të pamëshirshme? Ishte një sekt që u merrte hakun më të dobtëve, përballë më të fortëve e më të pushtetshmëve, apo një organizatë e vërtetë vrasësish në shërbim të porositësve pasanikë? Bamirës apo kriminelë? Po mbi të gjitha, realitet apo legjendë?…