Albspirit

Media/News/Publishing

Përdhunohet një 31-vjeçare në Tiranë, autori hyn me forcë në banesë

Një 31-vjeçare në Tiranë denoncon në polici se është përballur me një agresor i cili i ka hyrë me forcë në shtëpi dhe e ka përdhunuar. Denoncimi vjen nga shtetasja A.B., banuese në Laknas pranë kryeqytetit. Sipas denoncimit, 22-vjeçari E.K., nëntë vjet më i vogel se vajza A.B., ka hyrë me forcë në banesën e saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale, pa pëlqimin e saj. Denoncimi është bërë dje dhe sot policia tha se u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K vjeç 22 banues në Laknas. Por sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 25 maj të këtij viti. Nuk është e qartë përse vajza e ka kryer denoncimin pas kaq kohe.

Please follow and like us: