Si e ndryshoi botën sëmundja e të gjitha sëmundjeve
Shtatë mijë vetë vdisnin përditë në Kairo. Tre të katërtat e banorëve të Firencesu varrosën në varreza të improvizuara brenda vetëm një viti makabër. Një e treta e Kinës avulloi përpara se bota të kuptonte atë që po vinte. Në kohën kur shkatërrimi si prej tornadoje i murtajës së shekullit të katërmbëdhjetë më në fund u davarit, pothuase gjysma e pullsisë në secilin prej rajoneve që preku kish pësuar një vdekje plot dhimbje. Vdekja e Zezë – siç quhet zakonisht – asgjësoi në mënyrë të veçantë popullsinë në Evropë, e cila ishte gjithësesi në mesin e një shekulli të mbushur me luftëra, kriza urie dhe skandale të kishës, e cila e kish zhvendosur qendrën e vet nga Roma në Francë, për t’u larguar prej grindjeve mes kardinalëve. Në fund, 75 milionë njerëz gjetën vdekjen, sipas shumicës së llogaritjeve. U deshën disa shekuj që popullsia e botës të rimerrte veten nga shkatërrimi që mbolli murtaja, por disa ndryshime socialë, të cilët u shkaktuan për shkak se kufomat që bëheshin pirgje ishin mu aty, në sytë e të gjithëve, ishin të përhershëm. Sëmundja ekzistonte në dy lloje, njëri lloj që merrej përmes pickimit të insekteve dhe tjetri përmes frymëmarrjes. Në të dy rastet, viktimat rrallë rezistonin më shumë se tre apo katër ditë që nga infektimi fillestar deri në vdekje, një periudhë kjo me ethe shumë të forta dhe të vjella, gjatë të cilave nyjat e limfave të tyre fryheshin e fryheshin deri sa pëlcisnin. Bakteri i murtajës kish qëndruar në gjendje të fjetur për qindra vite, përpara se të inkubatohej sërish në vitet 1320 në Shkretëtirën e Gobit në Azi, nga e cila u përhap me shpejtësi në të gjthë drejtimet, në gjakun e pleshtave që udhëtonin bashkë me udhëtarët.Duke ndjekur në mënyrë shumë të saktë rrugën mesjetare të tregtisë nga Kina, përmes Azisë Qendrore dhe Turqisë, murtaja mbërriti më në fund në Itali në vitin 1347, në bordin e një anije tregtare, ekuipazhi i të cilës kish vdekur tashmë, apo ishte infektuar në kohën kur mbërriti në port. Evropa me një popullsi shumë të dendur, që kish parë një rritje të popullsisë kohët e fundit në qytetet e saj, ishte një vend “pjellor” për sëmundjen. Vdekja e Zezë e shkatërroi kontinentin për tre vjet me radhë, përpara se të vazhdonte më tej për në Rusi, duke vrarë një të tretën, e deri një të dytën e popullsisë në mënyrë të kobshme. Murtaja vriste pa dallim – të rinj e të moshuar, të pasur e të varfër – por sidomos nëpër qytete dhe mes grupeve që kishin patur kontakte të afërt me të sëmurët. Manastirë të tërë të mbushur me murgj u fshinë krejt, dhe Evropa humbi pjesën më të madhe të doktorëve. Në zonat rurale, fshatra të tërë u braktisën. Sëmundja mbërriti madje edhe në zonat e izoluara të Groenlandës dhe Islandës, duke lënë atje vetëm bagëti që bridhnin lirshëm, pa fermerë, sipas kronikanëve që vizituan më vonë këto vende. Efektet socialë të murtajës u ndien menjëherë pasi shpërthimet më të rëndë nisën të bien. Ata që mbijetuan, përfituan nga një mangësi e madhe në ofertën për vende pune, kështu që bujkrobër që dkur punonin në një tokë, tani mund të zgjidhnin se për kë dëshironin të punonin. Lordët duhej të përmirësonin kushtet dhe t’i bënin më tërheqëse, ose rrezikonin të mbesnin me tokë të papunuar, gjë që shkaktoi rritje të pagave kudo. Shija e një jetese më të mirë për të varfërit nuk do të harrohej. Pak dekada më vonë, kur lordët u përpoqën të kthehen në mënyrat e vjetra, pati revolta fshatarësh në të gjithë Evropën dhe klasat e ulëta arritën të ruajnë liritë e tyre, si dhe pagesat më të mira. Edhe Kisha Katolike dhe popullsia hebreje në Evropë gjithashtu ia hodhi paq, madje pati përmirësime. Mosbesimi tek Perëndia dhe kisha, tashmë në nivele të ulët për shkak të skandaleve më të fundit papnorë, u rrit teksa njerëzit nisën të mendojnë se feja nuk mund të bënte asgjë për të ndaluar përhapjen e sëmundjes dhe vuajtjen e familjarëve të tyre. Gjithashtu, priftërinj vdiqën, gjë që shkaktoj mbyllje të shërbesave kishtare në shumë zona. Ndërkohë, populsitë hebreje shënjestroheshin shpesh si deshër kurbani. Në disa vende, ata akuzoheshin se kishin helmuar ujin për shkak se përqindjet e vdekshmërisë mes tyre ishin shpesh shumë më të ulëta, diçka që historianët ia kanë atribuar higjenës më të mirë të tyre. Ky lloj paragjykimi nuk ishte aspak risi në Evropë në atë kohë, por u intensifikua gjatë Vdekjes së Zezë dhe bëri që shumë hebrenj të largohen në lindje, në drejtim të Polonisë dhe Rusisë, ku qëndruan deri në shekullin e njëzetë. Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se pavarësisht reputacionit për shkatërrim pa dallim, Vdekja e Zezë shënjestroi në fakt të dobëtit, duke marrë më shumë jetë mes atyre që kishin sisteme imunitarë tashmë të rrezikuar.