Albspirit

Media/News/Publishing

Strache krahason Erdoganin me Hitlerin

Lideri i ekstremit të djathtë në Austri, Heinz Christian Strache ka krahasuar tentativën  e grusht shtetit në Turqi  dhe spastrimet e mëpasshme nga Presidenti turk Recep Tayiip Erdogan me ato të shpërthimit të zjarrit në Reichstag në Gjermaninë naziste dhe përdorimit të situatës nga Hitleri për të zgjeruar pushtetin, shkruan Reuters.

Flakët në ndërtesën e parlamentit gjerman në vitin 1933 ishin portretizuar nga nazistët si një komplot komunist kundër qeverisë, dhe ata e përdorën këtë ngjarje për të justifikuar kufizimin e lirisë civile, duke e konsoliduar kështu kontrollin e Adolf Hitlerit në Gjermani.

Strache tha se ka parë  sesi është përdorur një fraksion brenda ushtrisë gjatë ngjarjes së 15 korrikut në Turqi, për t’u goditur më pas kundërshtarët e saj në ushtri, shërbim civil, akademikë dhe media.

“Një përshtypje është krijuar se ai ishte një puç  i udhëzuar  me qëllim  të formimit të një diktature presidenciale nga Erdogan,”i  tha Strache të përditshmes  Die Presse në një intervistë botuar të shtunën.

Please follow and like us: