Albspirit

Media/News/Publishing

Të gjitha grushtet e shtetit përkojnë me muajin korrik

Grusht shteti është një term që njihet në mbarë botën, ndërrimi i menjëhershëm me dhunë i qeverisë apo i formës së qeverisjes, që përgatitet fshehurazi dhe bëhet nga një grup i vogël njerëzish të cilët kanë pushtet ose i përkasin elitës drejtuese të një vendi pa u mbështetur te masat e popullit. Ju sjellim një kronologji të grusht shteteve gjithandej botës, duke nisur nga i fundit në Turqi. Është interesant fakti se të gjitha grusht shtetet kanë ndodhur në muajin korrik.

 

  1. 16 korrik 2016 – Turqi

Ky është puçi i fundit që ndodhi në Turqi megjithatë dështoi. Turqia ka arrestuar 6000 ushtarë që morën pjesë në këtë organizim ndaj organeve shtetërore. Dhjetëra njerëz janë vrarë e më shumë se 1400 janë plagosur si pasojë e tentativës për grusht shteti.

2. 3 korrik 2013 – Egjipt

Në po këtë muaj, por në vitin 2013 shefi i ushtrisë egjiptiane Abdel Fattah el-Sisi udhëhoqi një koalicion për të larguar presidentin e Egjiptit Mohamed Morsi, dhe gjithashtu pezulloi kushtetutën egjiptiane. Mohamed Morsi u hoq nga detyra si president menjëherë. Atëherë kishte shumë reagime të ndryshme ndërkombëtare të kësaj ngjarje, megjithatë shumica e udhëheqësve arabë ishin mbështetës të kësaj. Shumë protestues u vranë nga forcat ushtarake, sipas qeverisë numri i tyre ishte 624, ndërsa “Human Rights Ëatch” dokumentoi 817 të vdekur.

3. 14 korrik 1958 – Irak

Në atë ditë rezultoi shkatërrimi i monarkisë Hashemite që u themelua nga Mbreti Faisal 1 në vitin 1921.
Ndërsa Mbreti Faisal 2 dhe kryeministri Nuri al-Said u vranë gjatë këtij grusht shteti. Një grup oficerësh të ushtrisë irakiane janë ata që organizuan këtë grusht shtet. Në mëngjesin e 14 korrikut, kolonel Abdul Salam Arif, mori kontroll në gjithë vendin dhe dërgoi trupa për të vrarë edhe të gjithë anëtarët e familjes mbretërore. Kjo trazirë ka krijuar një situatë të rrezikshme për të huajt në qytet, ndër të tjera duke rezultuar edhe vdekjen e tre qytetarëve amerikanë, transmeton lajmi.net.

4. 17 korrik 1990 – Trinidad dhe Tobago

Jamaat al Muslimeen, janë një organizatë myslimane në Republikën e Trinidad dhe Tobago.
Ata bënë përpjekjen e parë për të përmbysur qeverinë e Trinidad dhe Tobago. Për gjashtë ditë, ata mbajtën pengje, përfshirë këtu edhe kryeministrin ANR Robinson. Rreth dyzet e dy kryengritës sulmuan Shtëpinë e Kuqe, selinë e Parlamentit, ndërsa më shumë se shtatëdhjetë e dy të tjerë sulmuan zyrat e Televizionit në Trinidad dhe Tobago (TTT), të vetmin stacion televiziv në vend në atë kohë. Megjithatë, më 1 gusht këta kryengritës u dorëzuan vetë.

5. 17 korrik 1936 – Spanjë

Grusht shteti spanjoll ka thyer Forcat e Armatosura spanjolle republikane dhe shënoi fillimin e Luftës Civile Spanjolle. Një grup i oficerëve u përpoqën të përmbysnin qeverinë e krahut të majtë. Megjithatë ky grusht shtet dështoi, por pasoi lufta civile. Gjenerali Goded menaxhoi një pjesë të kësaj, ndërsa pati shumë gjakderdhje në vend. Ai u dorëzua në Barcelonë por më vonë u dënua me vdekje.

6. 25 korrik 1934 – Austri

Në mes tensioneve të vështira sociale dhe politike, 154 njerëz të maskuar si ushtarë Bundesheer si dhe policë, u nisën drejt kancelarit austriak Engelbert Dollfuss, të cilin e vranë vetëm me dy plumba.
Pjesa tjetër sulmoi ndërtesën e radios RAVAG, ku i detyruan të raportojnë se vendi nuk ka në krye Dollfuss por Anton Rintelen. Kjo ishte një thirrje që nazistët në të gjithë Austrinë të fillojnë kryengritje kundër shtetit. Megjithatë, grusht shteti u shtyp përfundimisht nga policia, ushtria dhe njësitë paraushtarake besnike nda qeverisë. Nuk ka ende informacione të sakta ndaj numrit të viktimave, mirëpo besohet se kanë vdekur 270 njerëz, 153 mbështetës nazistë përfshirë 13 të ekzekutuar dhe shtatë persona që kanë kryer vetëvrasje. 104 të tjerë kanë vdekur në Qeveri, së bashku me 13 civilë.
Ndërkaq tribunalet ushtarake zhvilluan një ndjekje penale kundër këtyre rebelëve, ku 13 prej tyre u ekzekutuan. Ndërsa vendin e kancelarit që u vra e morri Ernst Rudiger Starhemberg i cili vdiq në vitin 1956.

Please follow and like us: