Tensione në Ballkan/Zagrebi i shqetësuar për stërvitjen serbo-ruse “Vëllazëria sllave 2016”
Marrëdhnëiet serbo-kroate janë acaruar shumë së fundmi, aq sa nuk po mungojnë as terma që kujtojnë luftën. Përveç çështjes “Stepinac”, që është de facto revizionim i të shkuarës naziste të Kroacisë, së fundmi disa deklarata të Presidentes kroate, Kitaroviç, sipas së cilës operacioni “Stuhia” në vitin 1995, ishte etikisht i pastër dhe i shkëlqyer, kanë provokuar edhe më shumë gjakrat. Operacioni që solli krijimin e shtetit kroat dhe shkëputjen e tij nga Jugosllavia, apo ajo që kishte mbetur prej saj, sipas serbëve u shoqërua me vdekjen e 2000 serbëve dhe largimin e 200 mijë të tjerëve nga rajoni i Kninit. Këto qasje janë pritur keq në Serbi, një vend që është mësuar shpesh të autopromovohet si i vetmi që është në anën e drejtë të historisë. Beogradi zyrtar e ka shumë të vështirë të pranojë përgjegjësitë e veta, ndërkohë që deri në fund ka luajtur kartën e trashëgimtarit të ish-Jugosllavisë dhe kjo është e qartë edhe në rastin e Kosovës.
Por ngjarjet po ecin shpejt dhe duket se po e kushtëzojnë shumë ekuilbrin e brendshëm serb, që lëkundet mes Perëndimit dhe Rusisë. Dhe reagimi ndaj palës kroate nuk ka munguar. Në shtator parashikohen stërvitje të përbashkëta ushtarake mes Rusisë dhe Serbisë, njëra prej të cilave e quajtur “Vëllazëria sllave”, do të zhvillohet 30 km nga kufiri kroat dhe do të përfshijë edhe desabtë ajrorë. Gazeta kroate “Jutarnji List” citon një burim diplomatik, sipas të cilit ndikimi rus në Serbi po rritet shumë, edhe për faktin se Beogradi zyrtar ka dëshirë të bëhet pjesë e BE-së, por jo e NATO-s(http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2016&mm=08&dd=05&nav_id=98826). Sipas këtij burimi ky bashkëpunim, pra ruso-serb, në fushën ushtarake do të trajtohet në rrugën e anëtarësimit të Serbisë në BE, ndaj duhet të mbahet parasysh se ai kushtëzon shumë ambicien e Beogradit për t’iu bashkuar familjes europiane. Një shenjë e qartë e asaj që është kufizim sovranitet. Stërvitja e dytë do të zhvoillohet në muajin tetor në Nish dhe do të ketë objektiva mborjtjen ajrore.