Albspirit

Media/News/Publishing

Thaçi takon Kerryn, Hollande dhe Renzin

 

Rio de Zhaneiro, 6 gusht 2016 – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Rio de zhaneiro, ku po përcjell nga afër olimpistët e Kosovës, ka takuar disa liderë botërorë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka bërë me dije se pas ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, me Presidentin francez, François Hollande, dhe me Kryeministrin italian, Matteo Renzi.

“Pas hapjes spektakolare të Lojërave Olimpike Verore “Rio 2016”, në mesin e krerëve dhe personaliteteve të shquara shtetërore nga shumë vende pjesëmarrëse në Olimpiadë, pata kënaqësinë të takoj sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, presidentin francez, François Hollande, dhe kryeministrin italian, Matteo Renzi.

Edhe me këtë rast, i falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që vendet e tyre po vazhdojnë t’i japin konsolidimit të shtetit tonë, duke përfshirë edhe kontributin për ndërkombëtarizimin e sportit kosovar. Ata e ndanë gëzimin për debutimin e republikës sonë të re në Lojërat Olimpike dhe i uruan sportistëve tanë fat në garat në vijim. Jemi të bekuar për miqtë që i kemi. HTH”, ka shkruar Thaçi. (r.m.)

Please follow and like us: