Albspirit

Media/News/Publishing

Vrasja e biznesmenit në Qipro, polici telefonoi gabimisht vrasësit me pagesë nga Serbia

Hetimet për vrasjen e biznesmenit qipriot Fanos Kalopsidiotis më 23 Qershor në Qipro nxorrën në dritë një gafë të rëndë të policisë vendase.

Njëri prej oficerëve të Interpolit u njoftua Marsin e kaluar se drejt Qipros ishin nisur tre vrasës me pagesë nga Serbia. Në vend që të komunikonte me zyrën e Interpolit në Beograd, ai i telefonoi gabimisht organizatorit të vrasjes, në numrin që i kishin përcjellë kolegët serbë.

Kjo bëri që tre autorët e ngarkuar për vrasjen e biznesmenit të ktheheshin mbrapsht dhe t’i shpëtonin arrestimit.

Pas dështimit për kapjen e 3 vrasësve me pagesë, Inteprol Beogradi hodhi dyshime për lidhje të policisë qipriote me krimin e organizuar, ndërsa autoritetet qipriote mësohet se kanë nisur hetimet për oficerin e policisë që ishte në detyrë.

Nga ana tjetër kjo bëri që porositësi të pajtonte vrasës nga Shqipëria për të eleminuar biznesmenin. Ishin pikërisht Aleks Burreli dhe Jani vogli ata që akuzohen se në 23 Qershor kryen atentatin me katër të vdekur, mes të cilëve edhe atentatori Jani Vogli.

Në kërkim mbetet Aleks Burreli, 48-vjeçari shqiptar që u largua nga vendngjarja pasi dogji automjetin me të cilin kreu atentatin.

Please follow and like us: