Austria kërcënon se do të bllokojë negociatat e Turqisë për anëtarësimin në BE
Ministri i Jashtëm i Austrisë ka kërcënuar se do të bllokojë zgjerimin e negociatave të Turqisë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, deklaratë kjo që kap në befasi një marrëveshje historike të migrimit midis Brukselit dhe Ankarasë.
“Unë kam një vend dhe një votë në këshillin e ministrave të jashtëm të BE-së. Nuk është çështja nëse do të hapen kapituj të rinj të negociatave me Turqinë…. jam kundër kësaj”, tha Kurz në një intervistë me të përditshmen austriake “Kurier”.
Komentet e ministrit të jashtëm Sebastian Kurz, të publikuara të dielën, rënduan debatin mes Austrisë dhe Turqisë që u ndez javën e kaluar kur kancelari austriak Christian Kern sugjeroi përfundimin e bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë në BE për shkak të deficiteve demokratike dhe ekonomike të vendit.
Bisedimet për pranimin e Turqisë kanë bërë përparim të ngadaltë pasi filluan në vitin 2005 sipas të cilave Turqia duhet të miratojnë dhe të zbatojnë rregullat e BE.