Albspirit

Media/News/Publishing

Dedikimi i ndjerë i Beatrix Ramosaj për babain i cili nuk jeton më

Beatrix Ramosaj i ka dedikuar babait të saj, i cili nuk jeton më, disa rreshta vërtet të ndjera. Edhe pse kanë kaluar pesë vjet që i atij i këngëtares nuk është më, ajo e ndjen po njësoj dhimbjen e mungesës së tij. Ja çfarë shkruan Beatrix në Instagram:

Ndoshta e kam shume te veshtire ta pranoj faktin qe ai nuk eshte me mes nesh… Dhe deshira e madhe per ta pare dhe nje here duke marr fryme, duke jetuar, duke qeshur.. me ben ta mendoj kaq shume, ne cdo moment dhe ne cdo dite qe kalon.. Vazhdoj ta shof dhe ne enderr kaq shpesh.. Kane kaluar 5 vite rresht dhe eshte hera e pare qe e shof 2 here ne enderr brenda dy javeve.. Si eshte e mundur… Te duash aq shume te ringjallesh dike, ose te duash kaq shume ta takosh vetem edhe njehere, ti tregosh se sa shume e do dhe se sa shume na mungon.. vras mendjen se si mund t ishte jeta po te ishte gjalle akoma.. Se sa shume do ndikonte ne jeten tone.. Kur e shikoj ne enderr gjeja e pare qe me shkon ne mendje, i hidhem ne krah duke e perqafuar aq fort me sa fuqi te kem… Duke u cmallur.. Duke plotesuar ate ndjesine e mungeses se tij per 5 vjet.. Dhe ne megjes ndjej nje lumturi qe t pakten e takoj ne enderr, dhe zgjohem me lot ne sy.. Eshte e vetmja plage qe nuk ke sherohet asnjeher.. Sidomos tani, kete vit.. Cdo dite e me shume ndjehet mungesa jote babi… Sa do doja te ishe gjalle… Do me shikoje mua dhe Albanin dhe ne cdo hap qe do benim do ndiheshe krenare per neve, sa dua vetem nje here te degjoj zerin tend duke me thene ; bravo babit.. Jam shume krenare per ty… Sic me the ne performancen time te pare.. Nuk e harroj kurre gezimin tend dhe fjalet e tua te ndjera..; Bravo babit, ke dal ashtu sic kam dashur une gjithmone te shkelqeje.. Por e di cka? Albani po shkelqen me shume se une, eshte rritur, shuuume i talentuar, dhe te ngjan ty komplet, po na ben krenare cdo dite dhe e di qe dhe ti nga lart je shume krenare per ne, dhe per mamin qe pa ate nuk do ishim kurr ketu ku jemi sot. Eshte komplet merita e mamit dhe e jotja.. Jemi krenare dhe me fat qe kemi nje mamush kaq te kujdesshme dhe te mire, dhe nje baba qe na ndjek nga parajsa dhe qe jeni krenare per ne… Mungesa jote ndjehet cdo dite e me shume.. Te duam shume… Oh sa shume me mungon… #sorryforbeingtoohonest#imisshimtoomuch #daddyslittlegirl#familyfirst

333

 

Please follow and like us: