Albspirit

Media/News/Publishing

Deputeti Kadeli del në mbrojtje të “Kaubosjit”

Bledar HOTI

Deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli, ka reaguar ps akuzave që deputeti i qarkut të Lezhës, Eduart Ndocaj ka bërë ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta se “edhe mund ta vrasë”.

Kadeli, në një status në profilin e tij në “facebook”, shkruan me ironi se ministri i Brendshëm Tahiri dhe kryeprokurori Llalla, duhet të nisin hetimet për këto kërcënime. Ai e konsideron një mik deputetin Ndocaj, të cilin e cilëson si “Kaubojsi”.

Postimi i Kadelit

“Duke ndjekur rrjetet sociale sot në mëngjes lexova tepër i shqetësuar, si ligjvënës, por edhe si qytetar mbi një ngjarje të rëndë që thuhet se ka  ndodhur dhe më e keqja pritet të ndodhe, pasi nesër mund të jemi vonë në reagimin tonë. Shpreh indinjatën time te thellë lidhur me kërcënimin që i qenka bërë kolegut dhe njeriut tim z.Eduart Ndocaj  (Kaubojsi) nga kryetari i Kuvendit apo media afër tij.

Ky kërcënim  (akoma nuk jam i bindur plotësisht për kërcënimin, por si i thonë ti dal të keqes përpara),  vjen pas një suksesi të arritur nëpërmjet votimit me konsensus, votim i cili ka shqetësuar mjaft qarqe antishqiptare të cilët nuk e duan integrimin e Shqipërisë, mendoj se ky kërcënim mund të ketë ardhur pasi para  konsensusit, z Ndocaj (Kaubojsi, siç e thërrasin ) u përfol nga burime serioze për ministër i jashtëm ose ministër i integrimit nëse do të ndryshohej qeveria.

Prandaj i bëj thirrje:

–  Ministrit të rendit zotit Tahiri.

–   Prokurorit të përgjithshëm z. Llalla

Të marrin masat e duhura dhe të hetojnë këtë rast (nëse është e vërtetë) dhe përgjegjësit e këtij kërcënimi të dalin para drejtësisë në mënyrë që jeta e deputetit të jetë e sigurt dhe të vazhdojë jetën parlamentare për të cilën është votuar.

Shënim për lexuesit e Facebookut:  Megjithëse mua si njeri i afërt i tij me ka quajtur “një farë deputeti Kadel “,  unë përsëri si njeri i afërt i tij nuk i jam përgjigjur për arsye se mendoj më gjatë se ai, por kur vjen puna për sigurinë  e jetës, padyshim që më ka e do më ketë ne krah”.

Please follow and like us: