Dr. Rabin: Vajza, mos vishni më tanga!
Mund të jenë të mrekullueshme për t’u “zhdukur” nën rrobat tuaja, por nuk janë aq për shëndetin. Shumë shpesh lëndojnë lëkurën, nuk “flejnë” në vendin ku duhet, kurse edhe higjienisht mbajtja e tyre nuk është e arsyetuar. Modeli i brekëve tanga nuk është domosdoshmërisht zgjidhja më e keqe, thotë dr. Gil Rabin, profesor i gjinekologjisë dhe shëndetit të femrës në universitetin “Albert Einstein”. Gjithçka varet nga ndjeshmëria juaj ndaj infeksioneve. Organizmit të shëndoshë nuk i pengon asgjë, mirëpo nëse keni predispozita për probleme gjinekologjike dhe urinare, atëherë shmanguni brekëve tanga – thotë Dr. Rabin.
Gjithashtu, është e rëndësishme edhe cilin model dhe nga çfarë materiali e zgjidhni. Veshjet seksi më së shpeshti bëhen nga kualiteti i keq i tekstilit, i cili nuk “frymon”. ësht e rëndësishme që brekët të jenë tërësisht nga pambuku: nëse janë vetëm një pjesë nga pambuku në mes të këmbëve, e pjesa tjetër nga sintetika, ato do të “ngulfasin” rrobat, do të krijohet lagështi dhe bëhet rreth ideal për infeksione të ndryshme.
Pas të gjitha këtyre mangësive, më re rëndësishme është ajo që shiriti që ndan vithet shumë lehtë bart bakteriet nga njëri vend ë tjetrin. Nëse keni Escherihia Coli në sasi të vogla në zorrë, tragu sigurisht do të mbetet në pjesën e paske të brekëve dhe shumë shpejt do të kalojë përpara, sepse materiali gjatë gjithë kohës zhvendoset. Në këtë mënyrë bakteria mundet që nga zorrët të kalojë në vaginë – shpjegon Dr. Rabin. Në këtë mënyrë ju bieni në “rrethin magjik të tangave” dhe shërimi mund të jetë shumë i gjatë. Gjithashtu, janë shumë të shpeshta iritimet për shkak të shiritave shumë të gollë të cilat i lidhin pjesët e brekëve, kurse dr. Rabin paralajmëron që nëse keni probleme me homoroidet, gjithsesi veshni slip apo boksere femrash, sepse tangat me siguri vetëmsa do të përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore.