Albspirit

Media/News/Publishing

Fjalimet më frymëzuese në histori

Franklin D. Roosevelt:Të vetmes gjë që duhet t’i trembemi është vetë frika
(Fjalimi i përurimit, 4 mars, 1933)

Presidenti Hoover, zoti Komandant, miqtë e mi: kjo është një ditë e shenjtë për kombin, dhe jam i bindur se miqtë e mi amerikanë presin që me rastin e dhënies së postit të Presidentit, t’i drejtohen me sinqeritet dhe një vendim që situata e tanishme e kombit na nxit.Kjo është jashtëzakonisht koha për të thënë të vërtetën, gjithë të vërtetën, sinqerisht dhe me guxim. Nuk duhet të mohojmë kushtet e vendit tonë sot. Ky komb i madh do të durojë ashtu siç ka duruar, do të ringjallet dhe do të begatohet.

Prandaj para së gjithash, më lejoni t’ju shpallë besimin e patundur se të vetmes gjë që duhet t’i trembemi është vetë frika, tmerrit pa emër, pa arsye, dhe të pajustifikuar që paralizon përpjekjet e nevojshme për ta kthyer tërheqjen në përparim.Në çdo orë të zezë të jetës së kombit, një grup drejtues i çiltër dhe i fuqishëm i ka kuptuar dhe i ka mbështetur vetë njerëzit, të cilët janë të rëndësishëm për fitore. Jam i bindur se edhe ju do ta mbështesni lidershipin në këto ditë kritike. Në një frymë, unë dhe ju do të përballemi me vështirësitë e përbashkëta.

Falë Zotit ato kanë të bëjnë vetëm me gjëra materiale. Vlera është tkurrur në nivele imagjinare. Taksat janë rritur, aftësia jonë për të paguar ka rënë, qeveria po përballet me shkurtime fondesh, mjetet e shkëmbimit kanë ngrirë në rrjedhën e tregtisë, fshatarët nuk gjejnë dot tregje për prodhimet e tyre, kursimet e shumë viteve të mijëra familjeve janë zhdukur.Më e rëndësishmja, qytetarët e papunësuar përballen me problemin e ekzistencës, dhe një pjesë e madhe prej tyre mundohen pa u shpërblyer. Vetëm një optimist i pamend do ta mohonte realitetin e errët të këtij çasti.

Megjithatë, shqetësimi ynë nuk vjen nga dështimi i substancës. Nuk jemi goditur nga ndonjë murtajë apo fatkeqësi. Në krahasim me rrezikun që i pushtoi etërit tanë, për arsye se besonin dhe nuk kishin frikë, ne ende kemi shumë për të qenë mirënjohës. Natyra ende i ofron bujari dhe përpjekjet e njerëzve e kanë shumëfishuar atë. Begatia është në prag të derës, por përdorimi bujar i dobëson prodhimet e tokës.Së pari, kjo ndodh për shkak se drejtuesit e shkëmbimit të të mirave njerëzore kanë dështuar në saj të kokëfortësisë dhe paaftësisë, kanë pranuar dështimet dhe kanë dhënë dorëheqjen. Praktikat e paskrupullta të shkëmbyesve të parave do të dënohen në gjykatën e opinionit publik, janë hedhur poshtë nga mendjet dhe zemra e njerëzve.

E vërteta është se janë përpjekur, por përpjekjet e tyre kanë ndjekur modelin e traditës. Përballë dështimit të mirëbesimit, kanë propozuar të japin më shumë para.Të tërhequr nga epshi i përfitimit, kanë nxitur popullin tonë të ndjekin lidershipin e tyre të rremë, kanë këshilluar, duke u lutur që situata të kthehet në kushtet e mëparshme. Ata dinë vetëm rregullat e një gjenerate vetë-kërkuesish.

Ata nuk kanë vizion, dhe kur nuk ka vizon, njerëzit humbasin.Lumturia nuk vjen thjesht nga posedimi i parave, por është gëzimi i arritjes, emocioni i përpjekjeve krijuese.Gëzimi i stimulit moral të punës nuk duhet harruar në ndjekjen e tërbuar të përfitimeve që zhduken. Këto ditë të errëta do të harrohen nëse na mësojnë se fati ynë i vërtetë nuk është të na shërbejnë, por t’i shërbejmë vetes dhe miqve tanë.

Ky komb kërkon aksion, dhe aksion të menjëhershëm.Detyra jonë më e rëndësishme është t’i vëmë njerëzit në punë. Nuk është një problem i pazgjidhshëm nëse përballemi me të me zgjuarsi dhe kuraje.Mund të shoqërohet me një përfshirje të vetë qeverisë; duke e trajtuar detyrën ashtu siç do ta trajtonim urgjencën e një lufte, por në të njëjtën kohë, do të zbatojmë projekte të mëdha për të stimuluar dhe riorganizuar përdorimin e burimeve kombëtare.Së bashku me këtë, duhet të pranojmë me sinqeritet mbi-ekuilibrimin e popullsisë në qendrat tona industriale, dhe duke i rishpërndarë në shkallë kombëtare, të përpiqemi ta përdorim më mirë tokën dhe ta lëmë në duart e të duhurve.

Kjo detyrë do të ndihmohej nga përpjekjet e qarta për të rritur vlerat e produkteve bujqësore, dhe me pushtetin për të blerë prodhimin për qytetet tona.Mund të lehtësohet në shumë mënyra, por asnjëherë nuk mund të ndihmohet vetëm duke folur për të. Duhet të veprojmë, dhe të veprojmë me shpejtësi.Në këtë dedikim të një kombi, kërkojmë me përulësi bekimet e Perëndisë. Le ta mbrojë secilin prej nesh dhe të gjithë ne! Le të më drejtojë mua në ditët që do të vinë.
*U zgjodh President i SHBA-së në vitin 1932 dhe qëndroi tre mandate deri në vitin 1944.

Sër Winston Churchill:Nuk kam asgjë për të ofruar veç gjakut, mundimit, lotëve dhe djersës

(Dhoma e Përfaqësuesve, 13 maj, 1940)

Të premten mbrëma mora nga Madhëria e Tij misionin të formoj një administratë të re. Ishte vullneti i dukshëm i Parlamentit dhe kombit që kjo të konceptohet sa më gjerë të jetë e mundur dhe të përfshijë të gjitha partitë. Unë tashmë e kam përfunduar detyrën më të rëndësishme të kësaj detyre.

Për këtë arsye është formuar një kabinet lufte prej pesë anëtarësh, që përfaqësojnë Laburistët, Opozitën dhe Liberalët, unitetin e kombit. Ishte e nevojshme që kjo të bëhet në një ditë të vetme me urgjencën më të madhe dhe rreptësinë e ngjarjeve. Pozicione të tjera kyçe janë plotësuar dje. Unë do t’ia dorëzoj një listë më të gjerë Mbretit sonte. Shpresoj ta përfundoj caktimin e ministrave kryesorë gjatë ditës së nesërme.Emërimi i ministrave të tjerë zakonisht zgjat pak më shumë. Kam besim se kur Parlamenti të mblidhet përsëri, kjo pjesë e detyrës sime do të jetë përfunduar dhe administrata do të jetë e kompletuar nga të gjitha anët. Mendoj se është në interesin publik të sugjeroj se Folësi i Dhomës duhet të caktohet sot. Në fund të seancave të ditës, mbledhja e Dhomës do të propozohet deri më 21 maj, pra të martën, dhe nëse është e nevojshme të mblidhet edhe më herët. Vendimi do t’i njoftohet anëtarëve të Parlamentit në rastin më të parë.Tani e ftoj Dhomën me anë të një rezolute të regjistrojë miratimin e masave të marra dhe deklarojë mirëbesimin në qeverinë e re.

Rezoluta është: “Se kjo Dhomë mirëpret formimin e një qeverie që përfaqëson vendimin e përbashkët dhe të pandryshueshëm të kombit për të vazhduar luftën me Gjermaninë drejt një konkluzioni fitimtar”.

Formimi i një administrate të kësaj shkalle dhe kompleksiteti është një sipërmarrje në vetvete. Por jemi në një fazë paraprake të një prej betejave më të mëdha në histori. Jemi përfshirë në aksion në shumë pika të tjera, në Norvegji dhe në Hollandë, dhe duhet të përgatitemi në Mesdhe. Por beteja e ajrit po vazhdon, dhe duhet të bëjmë mjaft përgatitje në shtëpi. Në këtë krizë besoj se do të më falni nëse nuk po e zgjas fjalimin me Dhomën edhe më shumë për sot, dhe shpresoj se shumë prej miqve dhe kolegëve apo ish-kolegëve, të cilët janë ndikuar nga rikonstruksioni politik, do të më tolerojnë për mungesën e ceremonisë, e cila ishte e nevojshme. I them Dhomës ashtu si dhe ministrave që janë bashkuar me këtë qeveri, se nuk kam asgjë për të ofruar përveç gjakut, mundimeve, lotëve dhe djersës. Para nesh kemi një torturë, nga lloji më i rëndë.Ju do të pyesni, cila është politika jonë?

Unë them të hapim luftë nga toka, deti dhe ajri. Luftë me gjithë pushtetin dhe forcën që Perëndia na ka dhënë, dhe të hapim luftë kundër një tiranie monstruoze. Kjo është politika jonë.Ju do të pyesni, cili është qëllimi ynë? Mund të përgjigjem me një fjalë? Është fitorja. Fitore me të gjitha kostot, fitore pavarësisht nga terrori, fitore, pavarësisht se sa e rëndë dhe e gjatë do të jetë rruga përpara, pasi pa fitore nuk ka ekzistencë.Le të kuptohet nga të gjithë. Nuk ka ekzistencë të Perandorisë britanike, nuk ka ekzistencë për parimet në të cilat ka qëndruar Perandoria britanike, nuk ka ekzistencë për nxitjen, impulsin e të gjitha kohërave, që i gjithë njerëzimi të përparojë drejt qëllimit të tij.

 

Perandori Hirohito: Armiku po përdor një bombë të re dhe më mizore

(Dorëzimi i Japonisë, gusht, 1945)

I drejtohem nënshtetasve tanë të mirë dhe besnikë. Pasi kemi menduar mirë e mirë drejtimet e përgjithshme të botës dhe kushtet aktuale të perandorisë sonë sot, kemi vendosur të bëjmë një marrëveshje të situatës së tanishme duke marrë një masë të jashtëzakonshme. I kemi urdhëruar qeverisë sonë t’i komunikojmë qeverive të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Kinës dhe Bashkimit Sovjetik se perandoria jonë i pranon kushtet e deklaratës së tyre të përbashkët.
Në përpjekjen për prosperitet të përbashkët dhe lumturi për të gjitha kombet si dhe siguri për mirëqenien e subjekteve tona, kemi detyrën solemne që na është dorëzuar nga paraardhësit tanë perandorë, të cilët i mbajmë pranë në zemër.Me të vërtetë, i deklaruam luftë Amerikës dhe Britanisë nga dëshira jonë e sinqertë për të siguruar ruajtjen e Japonisë dhe themelimin e Azisë Lindore. Nuk e bëmë nga mendimi për t’i prekur sovranitetin kombeve të tjera apo për të nisur zgjerimin territorial.

Por tani lufta ka zgjatur gati katër vjet. Përveç më të mirës që kanë bërë të gjithë, lufta fisnike e ushtrisë sonë dhe forcave detare, kujdesi dhe këmbëngulja e shërbëtorëve tanë të Shtetit dhe shërbimi i përkushtuar i 100 milionë njerëzve tanë, situata e luftës është në avantazhin e Japonisë, ndërsa drejtimet e përgjithshme të botës kanë kthyer kundër interesave të saj. Për më shumë, armiku ka filluar të përdorë një bombë të re dhe më gjakatare, fuqia e së cilës për të dëmtuar është e pallogaritshme, dhe mund t’i marrë jetën jetëve të pafajshme. Nëse do ta vazhdojmë luftën, do të shkaktojmë shembjen dhe shuarjen e kombit japonez, por gjithashtu dhe në zhdukjen tërësore të qytetërimit njerëzor.

Në një rast të tillë, si mund t’i shpëtojmë me miliona nënshtetas, nëse nuk shlyejmë fajin para shpirtrave të shenjtë të paraardhësve perandorakë? Kjo është arsyeja pse kemi urdhëruar pranimin e kushteve të deklaratës së përbashkët të fuqive të mëdha.Nuk kemi si të mos ndiejmë ndjenjën më të thellë të keqardhjes për kombet aleate të Azisë Lindore, të cilët kanë bashkëpunuar vazhdimisht me perandorinë drejt emancipimit të Azisë Lindore.Mendimi i atyre oficerëve dhe burrave, si dhe atyre të tjerëve që kanë rënë në fushat e betejës, atyre që kanë vdekur në detyrë, apo i atyre që janë përballur me vdekjen e pashmangshme dhe i gjithë familjeve të tyre në fatkeqësi, më pikon në zemër ditë dhe natë.

Mirëqenia e të plagosurve dhe të dëmtuarve të luftës dhe e atyre që kanë humbur shtëpitë dhe mjetet e jetesës, janë synimi i shqetësimit tonë. Mundimet dhe vuajtjet të cilave do t’u nënshtrohet kombi ynë janë të mëdha.Jemi sinqerisht të vetëdijshëm për ndjenjat më të thella tuajat, nënshtetasve tanë. Megjithatë, në përputhje me urdhrat e kohës dhe fatit, kemi vendosur të shtrojmë rrugën e një paqeje të gjatë për të gjitha gjeneratat që do të vijnë duke duruar të padurueshmen dhe duke vuajtur barrën më të rëndë. Duke qenë në gjendje të ruajmë dhe të mbajmë strukturën e Shtetit Perandorak, ne jemi gjithmonë me ju, dhe mbështesin sinqeritetin dhe integritetin tuaj.Ruajuni nga shpërthimet e emocioneve që mund të na sjellin ndërlikime të panevojshme, apo nga çdo zënkë vëllazërore që mund të krijojë konfuzion, t’ju ngatërrojë drejtimin apo të bëjë që të humbni besimin në botë.

Lëreni gjithë kombin të vazhdojë nga një gjeneratë në tjetrën si një familje, i qëndrueshëm në besimin për pavdekshmërinë e tokës së tij të shenjtë, dhe i ndërgjegjshëm për barrën e rëndë të përgjegjësive, dhe rrugën e gjatë përpara tij. Bashkojeni forcën që keni për t’ia përkushtuar ndërtimit të së ardhmes. Kultivoni rrugën e drejtësisë, fisnikërisë së shpirtit, dhe punës me një vendosmëri që të nxisni lavdinë prej natyre të Shtetit Perandorak dhe të ruani hapin e progresit me botën.

*Perandori i 124-t i Japonisë, kurorëzuar më 1926, shkeli traditën perandorake duke mbajtur fjalimin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Ai ishte princi i parë që udhëtoi jashtë vendit kur vizitoi Evropën në 1921.

Please follow and like us: