Japoni: Protestë kundër radarit kinez në ujërat e kontestuara
Japonia ka bërë protestë formale kundër Kinës për shkak të pajisjeve të radarit të instaluara në një platformë afër ujërave të kontestuar në Detin Jugor Kinez.
Ministria e jashtme e Japonisë tha sot se ka shqetësime se radari mund të indikoj se Kina synon përdorim të platformës për kërkime të gazit, për qëllime ushtarake.
Në protestën e Japonisë kërkohet që Kina ta shpjegoj funksionimin e radarit, të cilin Tokio e kishte zbuluar në muajin qershor.
Tensionet ndërmjet dy vendeve janë të larta për disa muaj, pasi Kina vazhdon me pretendimet e veta territoriale në rajon, përkundër vërejtjeve të shteteve fqinje.
Muajin e kaluar një gjykatë arbitrazhi në Holandë i ka refuzuar pretendimet e gjëra të Pekinit në Detin Jugor Kinez.
Dje, Forcat ajrore të Kinës kanë ndërmarrë një patrullim luftarak në hapësirën e kontestuar, ndërsa 6 anije të rojes bregdetare kineze i përcollën më se 200 anije peshkuese atje.