Klaudia Pepa, projekte të reja me një balerin shqiptar
Klaudia Pepa po rritet çdo ditë në karrierë.
E parë gjithmonë si balerina e Albi Nako Dance, ajo ka krijuar tashmë një profil krejt të sajin në Itali. Kohët e fundit, ajo ka folur për projektin e saj të ri, një shkollë baleti që do të hapë në Itali dhe ka zbuluar edhe si do emërtohet: Klaudia Dance Academy. Ajo ka zbuluar gjithashtu një sekret të ri. Ka postuar një foto me balerinin shqiptar, që, vite më parë, ka marë gjithashtu pjesë në spektalin “Amici” duke e fituar madje. Ai është Leon Çino, i cili duhet thënë që ka ndryshuar shumë, por të gjithë e mbajnë mend kohën e suksesit të tij në Mediaset, shkruan Class. “Projekte të reja”, lajmëron Klaudia dhe ndoshta po flet pikërisht për shkollën e saj të baletit, ku Leoni mund të jetë bashkëpunëtor, ose diçka tjetër që balerina, siç ka bërë deri tani, ka vendosur ta zbulojë hap pas hapi.