Albspirit

Media/News/Publishing

Ku gjendet trualli ku është krijuar historia e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut?!

Jahja Drançolli

Në emër të “dekonstruktimit të mitit”, sipas z. Lubonja, Arbëria e kohës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut pothuajse nuk zotëronte tokë të lirë.

Me fjalë të tjera, qendrat, si, Vlora, Berati, Petrela […], ishin nën osmanët; Durrësi, Lezha, Shkodra, Drishti, Ulqini […], nën Republikën Venedikut; Kruja përkohësisht ndërkaq ishte nën osmanët, Skënderbeun (1443-1451), si dhe nën zotërimin e Mbretërisë së Napolit.

Në emër të këtij “dekonstruktimi të mitit” sipas stilit të z. Lubonja, shtrohet një pyetje logjike, athua ku ishte gjendur trualli ku është krijuar historia e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, të cilën për shumë kohë përpiqet për ta ç’mitizuar?!

Për ta parë se si ishte gjendja reale historike dhe gjeo-politike në kohën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, po e sjellim një hartë të njohur përgjithësisht nga historiografia!

Please follow and like us: