Albspirit

Media/News/Publishing

Kush e financon kampingun e LRI në Jalë dhe sa është kostoja?

Lëvizja Rinore për Integrim ashtu sikundër çdo vit ka organizuar kampingun e Jalës ku mblidhen qindra të rinj.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë kamping kanë të paguara gjithçka, ndërkohë që në faqen zyrtare të LSI-së apo LRI-së nuk gjen asnjë të dhënë mbi faturën financiare të kampingut ose kush e financon atë.

Nëse i referohemi fotove dhe videove të shpërndara nga vetë të rinjtë e LRI-së, mund të konstatohet se festimet që zhvillohen në Jalë janë luksi. Por nëse kontroll në faqen zyrtare të LSI-së, por edhe atë të LRI-së, nuk gjen asnjë të dhënë mbi shpenzimet në këtë kamping. Këtu përfshihen edhe festat e organizuara vitet e shkuara, ku sërisht nuk ka të dhëna mbi kostot financiare.

Pak javë më parë, Kryetari i LSI,  Ilir Meta, deklaroi se çdo qindarkë e kësaj partie do të jetë transparente, por në faqen zyrtare të kësaj partie apo edhe të LRI-së nuk rezulton asnjë e dhënë mbi kampingun e Jalës.

Nëse do ti referohemi çmimeve në Jug të vendit, të cilat në sezonin turistik i shumëfishojnë çmimet, atëherë Jala nuk ka sesi të bëjë përjashtim.

Nëse do i referohemi çmimeve që qarkullojnë për kampingjet, për një natë fjetje përgjatë gushtit çmimi varion nga 35-50 mijë lekë të vjetra, çka të bën të mendosh se kostot financiare për ato qindra të rinj të përzgjedhin këtë kamping dhe ku gjithçka e kanë të paguar arrijnë në disa miliona.

Dhe për më tepër nëse shpenzimet arrijnë në miliona, në një kohë kur shumë të rinj të tjerë, mund ti duhet të punojnë, apo të vrasin mendjen se ku mund të gjejnë të ardhura për të paguar tarifat e shkollës së lartë. /citynews/

Please follow and like us: