Majmunët e huaj me origjinë shqiptare
Nga Artur Zheji
Shqiptarët kanë një traditë të mirë.
Vijnë në Shqipëri në periudhën e verës më së shumti.
Dhe mirë bëjnë.
Na gëzojnë të gjithëve me parfumin e tyre, me modën e teshave që sjellin dhe lookun që ska aspak të sharë në shumicën e rasteve.
Po janë shtuar shumë edhe majmunët.
Vijnë me tufa në Vendin e tyre të lindjes.
Bëjnë pushime të lira ose shmallen me të afërmit e tyre dhe shtiren si jo shqiptarë, si turistë të huaj, që se durojnë dot më vendlindjen e tyre ose të prindërve të tyre.
Por të çajnë çdo gjë që çahet kur flasin majmunërisht gjuhën e vendit të origjinës, shqipeharruar, edhe kur hyjnë nëpër lokale, qoftë edhe për një akullore, që pastaj zënë e lëpijnë shqiptarçe.
Flasin greqisht apo gjermanisht, se ashtu ju duket vetja më të rëndësishëm.
Sidomos në Sarandë, ku greqishtja e çalë e Hasanit, Xhevries apo Thanasit, është një modë e bezdisshme.
Dhe e bërtirur me zë të lartë. Lart, poshtë, djathtas dhe majtas.
Mirëpo kur dikush ju pret rrugën me shpejtësi me makinë, në rrugët e tmerrshme të këtij qyteti, kujtojnë shqipen dhe shajnë me rrënjë e dhëmballë:
Qelbësirë! I poshtër! Malaka! Plerë! Skata!…
Çfarë majmunërie e shpifur që është ky kamaleontizmi ynë shqiptar.
Injorancë dhe nënshtrim i thellë kulturor që nuk po shkulet dot!