Policja me bikini kap hajdutin që tentoi ta vjedhë
Një hajdut tenton t’i vjedhë një telefon celular një gruaje e cila po merrte rreze dielli në një park, por ajo që ndodh më pas të lë pa fjalë. Ndërsa keqbërësi besonte se po vepronte i pashqetësuar, gruaja seksi në bikini hidhet mbi të dhe e detyron të dorëzojë sendin e marrë.
Ngjarja ka ndodhur në pakun “Ralambshovsparken” të Stokholmit, ku Mikaela Kellner, një police energjike jashtë shërbimit, ka kryer më së miri detyrën e saj. Disa të pranishëm kanë filmuar ngjarjen dhe e kanë publikuar në rrjetet sociale, duke u kthyer në virale brenda pak kohësh.
Ajo që ka pëlqyer foton ka qenë edhe vetë policja, e cila pasi ka treguar ç’ka ndodhur në mënyrë zbavitëse, duke lënë një mesazh për të gjithë: “Kujdes nga hajdutët e çantave”.