Albspirit

Media/News/Publishing

Pse Trump është rrezik dhe jo mik për Putinin?

Nëse Donald Trump zgjidhet president i SHBA-së, atëherë Vladimir Putin do të ketë një mik të fuqishëm brenda “Shtëpisë së Bardhë”. Është ky mendimi që po propagandohet çdo ditë e më shumë sa herë që flitet për politikën e jashtme të SHBA-së që do të udhëhiqet nga Trump ose Hillary Clinton, pas zgjedhjeve presidenciale.

Por më shumë se mik, Trump është një rrezik për presidentin e Rusisë dhe ambiciet e tij në Europë dhe Azi.

Kandidati republikan ka ndërtuar gjatë fushatës një profil të një presidenti të ardhshëm që do të jetë i paparashikueshëm me vendimet e tij në politikën e jashtme, njësoj siç vepron sot Putini. Gjithashtu, Trump është shfaqur si presidenti që do të veprojë shpejt dhe fort sa herë që interesi kombëtar i SHBA-së rrezikon të cenohet, gjithashtu i ngjashëm me Putin në këtë drejtim.

A mund t’i interesojë Putinit një tjetër Putin, që kësaj here qëndron përballë tij? Sigurisht që jo. Vladimir Putin preferon në karrigen e Shtëpisë së Bardhë një Barack Obama të dytë dhe duket se Hillary Clinton i përmbush të gjitha kushtet. Ajo ishte pjesë e administratës së parë të Obamës, në funksionin e Sekretares së Shtetit dhe udhëhoqi një diplomaci të butë, larg përfshirjes në konflikte të reja.

Putin e ka quajtur Trump si një person të talentuar, që në SHBA u konsiderua një mbështetje e hapur e kreut të Kremlinit për republikanin. Por pse Putin do t’i jepte mbështetjen Trump, kur ai e di se Rusia është armiku numër një i SHBA-së dhe çdo përkrahje ndaj një kandidati do i ulte pikë atij në sytë e amerikanëve? Pikërisht për këtë aryse, sepse Putin kërkon t’i ulë sa më shumë pikë Trump.
Moska me shumë ngjasë preferon zgjedhjen e Clinton si presidente të SHBA-së, jo sepse me të mund të bashkëpunojnë më mirë, por sepse mendohet se ajo do të mbajë të njejtën linjë të butë në politikën e jashtme si Barack Obama.
Ndërhyrjet në Ukrainë dhe Siri nga ana Rusisë nuk favorizojnë mendimin se ky shtet preferon një president “të çmendur” në krye të SHBA-së. Pse të mos zgjidhet dikush i ngjashëm me atë që lejoi dhe nuk i kundërshtoi ndërhyrje të tilla?

 

Please follow and like us: