Albspirit

Media/News/Publishing

Reforma zgjedhore, PD propozim me 12 pika për zgjedhje të lira

 

Demokratët kanë propozuar një platformë të plotë për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme politike sipas standardeve, e cila ka në themele rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjete 2013 dhe të 2015.

Në 12 propozimet që kanë bërë demokratët për ndërhyrje në Kodin Zgjedhore kërkohet dekriminalizimi i procesit zgjedhor duke zbatuar në mënyrë të plotë ligjin e dekriminalizimiti i cili siguron që asnjë kandidat me rekorde kriminale të mos marrë një post të zgjedhur, si dhe të mos jenë pjesë e procesit zgjedhor dhe fushatës së partive dhe kandidatëve.

Po ashtu opozita prej kohësh ka kërkuar votim dhe numërim elektronik e këtë e ka përkthyer në propozim në platformën e saj duke kërkuar përdorimi i teknologjive në votim, me qëllim identifikimin e sigurt të votuesve në qendrën e votimit, verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumfishtë, shmangien e kontrollit të votes në mënyrë politike, modernizimin dhe përshpejtimin e procesit të votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit.

Për sa i përket financimit të partive dhe fushatës opozita propozon që korniza ligjore për financimin e partive dhe fushatës zgjedhore të rishikohet për të siguruar barazi si dhe mekanizma efikase kontrolli të burimeve të financimit dhe shpenzimeve, me qëllim garantimin e financimit të ligjshëm.

Për këtë arsye PD propozon që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit. Po ashtu në platformën e PD propozohet që në Kodin Zgjedhor kriteret ndaluese për përdorimin e burimeve njerëzore dhe aseteve shtetërore në fushatën zgjedhore në favor të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve.

Sa i përket medias kërkohet që të shmanget çdo formë censure nga shteti apo media te veçanta. Demokratët propozojnë rishikim të ligjit për listat e zgjedhësve dhe sistemin e adresave në mënyrë që të garantohet integriteti i dokumenteve të identitetit.

Për votën e emigrantëve, demokratët thonë se ndryshimet ligjore për regjistrimin e emigrantëve përbëjnë rrezik pasi regjistrimi në regjistrin e emigrantëve sjell heqjen automatike të tyre nga QV në territorin e shqiptar. Po ashtu opozita propozon rishpërndarjen e mandateve të deputetëve, në bazë të ndryshimeve të popullsisë në Gjendjen Civile.

Për opozitën edhe roli i policisë në procesin zgjedhor duhet të fokusohet për të garantuar që persona me rekorde kriminale të mos jenë të pranishëm pranë Qendrave të Votimit apo të dëmtojnë fushatën e subjekteve zgjedhore. Në këtë linjë opozita propozon forcim të politikës penale në lidhje me krimet zgjedhore. Sa i përket sistemit zgjedhor opozita propozon që që sistemi të garantojë përfaqësim politik, dhe të sigurojë efikasitet në qeverisje.

Për referendumet opozita propozon rishikim të kornizës ligjore. Platforma e propozimeve të PD prite të jetë pjesë e diskutimiut politik në fillim të sesionit të ri parlamentar, në kuadër të përgatitjes së zgjehdjeve politike të vitit 2017. Pak ditë më parë kreu i PD tha se zgjedhjet e lira mund të zhvillohen vetëm me një qeveri teknike ndërsa këtë të shtunë paralajmëroi se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me Edi Ramën Kryeministër.

Please follow and like us: