Rio 2016: Lea T, transeksuali i parë që do sfilojë në një olimpiadë
Është një modele transeksuale, vajza e ish-lojtarit të Romës, Toninho Cerezo ajo që do të sfilojë në lojërat e “Rio 2016”. Quhet Leandra, por njihet me emrin e artit Lea T.
Tashmë modelja me famë ndërkombëtare, Lea T., 35 vjeç, ka zbuluar se do të sfilojë për hapjen e ceremonisë në lojërat olimpike ‘Rio 2016’.Modelja braziliane do të jetë kështu transeksuali i parë që do sfilojë në një eveniment kaq të rëndësishëm global.Ende nuk është zbuluar roli që Lea do të interpretojë gjatë sfilatës, por mesazhi tashmë është dhënë: ‘Nuk mund të zbuloj se çfarë roli do të kem, duhet ta mbajmë surprizë.
Por mesazhi është i qartë: përfshirja. Të gjithë, pavarësisht orientimit seksual, ngjyra apo besimi, jemi qenie njerëzore dhe ne jemi pjesë e shoqërisë.Roli im në ceremoninë e hapjes do të shërbejë për të përcjellë këtë mesazh”, shkruan modelja.