Albspirit

Media/News/Publishing

Si vdesin qytetërimet?

 Arka e Noes, “e varrosur” në një mal në Turqi? | Gazeta Dita

A mundet një katastrofë natyrore si një përmbytje apo një kometë të provokojë zhdukjen e qytetërimeve të tërë? Debati është i vjetër. Për Platonin që tërhiqej njësoj si prej miteve e legjendave, ashtu edhe dijeve gjeologjike dhe arkeologjike, Toka kish qenë viktimë e katastrofave periodike të shkaktuara nga forca të jashtme. Aristoteli, në të kundërt, pohonte se qiejt, duke qenë të përsosur, nuk mund të përbënin rrezik. Debati i ashpër vazhdoi deri në shekullin XVIII, mes teologëve të bindur se ngjarje si përmbytja universale ishin vepër e Zotit dhe shkencëtarë që përpiqeshin të gjenin mekanizmat e mundshëm fizikë.

Megjithatë, askush nuk vinte në dyshim faktin që historitë e Biblës ishin të vërteta. Përmbytja e madhe dukej se i jepte shpjegim edhe njërës prej enigmave më të mëdha të hsitorisë: pranisë në shkëmbinj të mbetjeve fosile të bimëve dhe kafshëve të zhdukura. Cfarë gjëje tjetër mund të kishte shkaktuar zhdukjen e tyre? Astronomi Edmund Halley hodhi hipotezën se përmbytja ishte provokuar nga një kometë që, pasi kishte rënë në atë që është sot Deti Kaspik, kishte shkaktuar një përmbytje të madhe.

Gjeologjia dhe Bibla

Në fillimet e shekullit XX u shfaqën kështu dy shkolla mendimi. Katastrofistët justifikonin rrëfimet biblike duke i përshtatur me zbulimet gjeologjike: nuk ishte më e pranueshme ideja që të gjithë shtresat shkëmbore ishin depozituar në vijim të një ngjarjeje të vetme. Duhej të ishin formuar në momente të ndryshme, duke u mbivendosur mbi njëra-tjetrën. Të udhëhequr nga natyralisti Georges Cuvier, katastrofistët riinterpretuan përmbytjen universale si një seri kataklizmash e përmbytjesh si dhe veprimtarive vullkanike. Speciet e zhdukura të dokumentuara nga eshstrat e gjetura, nuk ishin vecse ato që ishin shfarosur prej ngjarjeve të tilla… Apo ato që nuk kishin mundur të hipnin në Arkën e Noes.

Nga ana tjetër, gradualistët, të udhëhequr nga avokati dhe gjeologu Charles Lyell këmbëngulnin se e kaluara e Tokës duhej shpjeguar vetëm mbi bazën e fenomeneve dhe forcave ende në veprim, duke qenë se nuk kishte arsye të mendohej që në një kohë tjetër ligjet e fizikës kishin qenë të ndryshme. Lyell dhe të tjerë thoshin që, nëse sot nuk shihen përmbytje apo përplasje kometash, do të thotë që nuk ka pasur edhe në të kaluarën. Pra, shtresat e Tokës ishin depozituar gradualisht përgjatë miliona viteve.

Teoritë e Charles Darëin, që pohonin transformimin gradual të specieve, përforcuan idetë e gradualistëve. Katastrofistët, me përrallat e tyre mbi Adamin, Evën dhe Arkën e Noes, dukeshin të mposhtur. E megjithatë, ideja e një kataklizme globale nuk vonoi të rishfaqet. Në vitin 1950, mjeku dhe sociologu rus Immanuel Velikovsky propozoi një model sipas të cilit sistemi diellor e kishte  patur origjinën nga një impakt me fuqi shumë të madhe në planetin Jupiter. Vec kësaj, thoshte Velikovsky, shumë kataklizma në të kaluarën ishin shkaktuar prej afrimeve të Tokës me planetet e tjerë. Këto ngjarje pushuan së ndodhuri kur planetët u vendosën, në shekullin VII para Krishtit, në orbitat e tyre të qëndrueshme ku ndodhen edhe sot.

Uji  vrasës

Besimi që një përmbytje pothuajse kishte zhdukur krejt qenien njerëzore është në fakt legjenda më e përhapur në historinë e njerëzimit. Që në vitin 3000 para Krishtit sumerët, krijues të qytetërimit më të lashtë që ne njohim, flisnin për një përmbytje universale dhe historia e tyre e Ziusudras, që ndërtoi një trap të madh për të shpëtuar njerëz dhe kafshë, frymëzoi atë të shpëtimtari babilonian Utnapishtim që bëri të njëjtën gjë dhe që, më vonë shërbeu si model për Noen e Biblës, për Deukalionin e Greqisë së lashtë e kështu me radhë. Një përhapje e tillë që të bën të mendosh se në lashtësi ka ndodhur me të vërtetë një përmbytje me përmasa globale.

Megjithatë, idetë e Velikovskyt ishin shumë pak realiste. Astronomi Carl Sagan vërejti me të drejtë që probabiliteti që një kometë të kalonte shumë pranë Tokës në cfarëdolloj mijëvjecari janë 1 në 30 mijë dhe kështu, që të ndodhin ngjarje të ndryshme të këtij lloji, sic thoshte Velikovsky, një segment kohe prej vetëm 800 vitesh ishte kaq i pamundur sa e bënte të pabesueshme të gjithë teorinë. Dikush u përpoq të vlerësojë mjekun rus kur u zbulua se ndoshta ka qenë pikërisht impakti i një asteroidi që solli 65 milionë vite më parë zhdukjen e dinosaurëve. Edhe katër shfarosjet e tjera të mëdha të 450 milionë viteve të fundit mund të kenë patur shkaqe të jashtme dhe e njëjta gjë mund të vlejë edhe për akullnajat e mëdha.

Nga një shfarosje në tjetrën, kalojnë dhjetëra miliona vite, kohë shumë të gjata nëse konsiderojmë që historia e Homo sapiens fillon “vetëm” 40 000 vjet më parë dhe që shfaqja e qytetërimit sic e kuptojmë sot fillon vetëm 10 mijë vite më parë, pas fundit të epokës së fundit të akullnajave.

 

Kometë copë-copë

Megjithatë, sot e dimë që katastrofa të mëdha ndodhën edhe në periudhat pas epokës së dinosaurëve. Astrofizikanët Victor Clube dhe Bill Napier kanë arritur në konkluzionin që një prej cikleve me fragmentim më të madh të kometës Encke u verifikua në Epokën e bronxit (viti 2000 para Krishtit), kur qytetërimet e parë egjiptianë dhe mesopotamikë ishin në kulmin e tyre. Tekstet e asaj epoke janë të mbushur me referime për fatkeqësi të tmerrshme qiellore, vepër e hyjnive që bënin të binin gurë nga qielli, apo zjarr dhe helm mbi Tokë. Mund të shpjegohet ndoshta në këtë mënyrë fundi i epokës së ndërtimeve të mëdha të piramidave në Egjipt? Dhe a ishin fatkeqësitë prej qiejve që shkatërruan qytetet biblikë të Sodomit dhe Gomorrës? Pikërisht për këto pyetje Clube dhe kolegët përpiqen të japin përgjigje sot, me atë që e kanë quajtur “katastrofizmi koherent”, i ndryshëm nga ai i Velikovskyt sepse u referohet vetëm shkaqeve të dukshëm, si meteorët, asteroidët dhe fragmenteve të kometave. Koha dhe zbulimet të tjerë do të mund të thonë

Please follow and like us: