Albspirit

Media/News/Publishing

Turistja norvegjeze gjendet e vdekur në dhomën e hotelit në Sarandë

 

Policia e Sarandës njofton se një turiste e huaj është gjetur e vdekur në dhomën e saj të hotelit. Burimet zyrtare nga policia thanë se viktima është identifikuar shtetasja norvegjeze Brigitte Fratzke, 57 vjeçe.
Mësohet se ajo është gjetur e vdekur nga të afërmit e saj. Ata kishinardhur për pushime në qytetin jugor bregdetar prej disa ditësh.
Nuk ka ende të dhëna për shkaqet e ngjarjes. Policia njoftoi se ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e vdekjes së turistes.

Please follow and like us: