Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia thotë se ristrukturimi i ushtrisë do të bëhet në përputhje me kornizën e NATO-s

 

Planet e Turqisë për t’i ristrukturuar forcat e armatosura kanë për qëllim që të eliminojnë mundësinë për ndonjë tentim puç tjetër, ndërsa veprimet do të merren në përputhje me strukturën dhe frymën e aleancës së NATO’s, kështu ka thënë sot ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Isik.

“Ristrukturimi ka për qëllim të shfuqizojë mekanizmin i cili e ka kryer gjashtë puçe të vogla dhe mëdha në 60 vitet e fundit. Hapat që po ndërmarrim…i përshtaten në mënyrë të përkryer strukturës dhe frymës së NATO’s,” tha për Reuters Isik, përcjell Express.

Gjatë një interviste në Ankara, ai tha se 288 ushtarë, përfshirë 9 gjeneralë, ende janë në arrati pasi fraksione të ushtrisë kryen tentim puçin më 15 korrik.

Please follow and like us: