Albspirit

Media/News/Publishing

50 ekspertë kundër Trump – Letra e hapur e republikanëve: Trump i papërgjegjshmëm, pa vlera për President

Një letër e hapur e nënshkruar nga 50 ekspertë republikanw të sigurisë kombëtare paralajmërojnë se zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA do të ishte vendimi më i papërgjegjshëm i kryer nga qytetarët amerikan. Ky grup në të cilin përfshihet edhe ish-

Drejtori i Përgjithshëm i CIA-s,Michael Hayden, deklaron se Trump nuk ka përvojën dhe karakterin për të drejtuar një vend si SHBA.

Kandidati republikan gjatë fushatës së tij ka theksuar se nuk është i sigurt nëse SHBA duhet ti qëndrojnë besik marrëveshjes me NATO-n, po ashtu ka deklaruar se Japonia dhe Koreja e Jugut duhet të pajisen me armë bërthamore

“Ai ul vlerat e moralit të këtij vendi. Trump nuk ka njohuri në lidhje me kushtetutën, ligjet dhe nuk respekton tolerancën fetare, lirinë e medias dhe pavarësinë e insitucioneve gjyqësore. Asnjë nga ne nuk do të votojë për të”– shkruhet në letrën e hapur të ekspertëve republikan të sigurisë kombëtare.

Përveç ish-Drejtorit të CIA-s, pjesë e ekspertëve që nënshkruan këtë letër ishte edhe ish zv/Sekretari Amerikan i Shtetit dhe Drejtori i parë i Departamentit të Inteligjencës Kombëtare John Negroponte, dhe ish/Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick.

Në muajin mars shumica e personave që tashmë ka firmosur këtë letër nuk pranuan ta bënin diçka të tillë, ndërsa tashmë të bindur në oponencën e tyre ndaj kandidatit republikan kanë dalë hapur kundër tij.

Ky reagim i ashpër vjen menjëherë pasi një pjesë e figurave me më shumë peshë në Partinë Republikane deklaruan se nuk do ta mbështesin miliarderin amerikan në garën për President.

Ndërkohë që Donald Trump është kundërpërgjigjur nëpërmjet një komunikate, duke thënë se personat që kanë nënshkruar atë letër janë përgjegjësit kryesor se përsa bota aktualisht është një katrahurë e vërtetë.

Please follow and like us: