Albspirit

Media/News/Publishing

Detyrat e Brukselit për 2017-2019, shoqëria të përfshihet në bërjen e reformave 

 

 

Në programin e ardhshëm 2017-2019 Brukseli, do t’i japë një dimension të ri programit me qeverinë shqiptare. Dimensioni social, i përfshirë për herë të parë në PRE 2016-2018, do të mbetet një fushë me rëndësi të veçantë në programin e radhës (2017-2019) dhe do të kërkojë një përshkrim të qartë të impaktit që krijojnë masat e parashikuara në të, si në konkurrueshmëri ashtu dhe në përfshirjen sociale të shoqërisë, njoftojnë burimet në Ministrinë e Ekonomisë.

Por sipas analizës së Ministrisë së Ekonomisë, dy elementet kryesore që mbeten një sfidë për përgatitjen e Programit të ardhshëm: a) përfshirja e palëve të interesuara që në fazën e hershme të përgatitjes dhe b) zbatimi i reformave të përfshira në të. Ka një shqetësim nga palët që kryejnë analiza ekonomike të tilla si KE, FMN dhe BB se, rritja ekonomike dhe programi i reformave nuk e kanë përmirësuar mirëqënien e njerëzve.

Në përputhje me dispozitat e përcaktuara gjatë takimit të fundit rajonal të Koordinatorëve të Programit të Reformave Ekonomike (PRE), mbajtur në Bruksel ne qershor 2016, përgatitja e këtij programi u vlerësua nga Komisioni Evropian (KE) si korniza kryesore në të cilën çdo vend kandidat për në Bashkimin Evropian (BE) do të përshkruajë drejtimin e tij ekonomik dhe do të përgatisë ekonomitë kombëtare për të përballuar presionet e tregut të përbashkët, pasi vendi të bëhet pjesë e BE-së.

Rezultatet e takimit, nga njëra anë, theksuan rëndësinë e procesit të Berlinit dhe Agjendës së Konektivitetit nën fokusin kryesor të reformave strukturore, duke nxitur përfshirjen në to jo vetëm të projekteve të veçanta të investimeve të mirëfillta, por edhe të “masave të buta” (soft measures) të sektorëve kyçë si ai i energjisë apo i transportit.

 

Please follow and like us: