Albspirit

Media/News/Publishing

Gorbaçov: Pajtimi mes Erdoganit dhe Putinit, “gjëja e duhur”

Mikael Gorbaçov

Ish-udhëheqësi i Bashkimi Sovjetik Mikael Gorbaçov, tha të martën gjatë një interviste se presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Erdogan janë duke bërë “gjënë e duhur” duke lënë menjanë mosmarrëveshjet pas rrëzimit të avionit rus.

Gorbaçov tha për agjencinë ruse të lajmeve Ria Novosti se përpjekejt e dy liderëve për të rimarrë dialogun dhe bashkëpubimin do të jenë në të mirë jo vetëm të Turqisë dhe Rusisë, por edhe të politikës botërore.

Bisedimet e të martës në Shën Petersburg shënojnë takimin e parë midis dy liderëve që kur Turqia dhe Rusia filluan normalizimin e marrëdhënieve pas rrëzimit të avionit ushtarak rus në nëntorin e vitit të kaluar.

Pas rrëzimit të avionit rus nga forcat ajrore turke marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve ishin përkeqësuar, por filluan të përmirësohen pas datës 29 qershor kur Erdogani i dërgoi një letër famlijes së pilotit të vrarë, e më pas kjo u pasua me një telefonatë midis dy udhëheqësve.

Pritet që të ketë bashkepunim në fushën e energjise, ushqimit dhe eksportit industrial, përfshirë ketu investimet e reja që pritet të diskutohen gjatë bisedimeve.

Please follow and like us: