Albspirit

Media/News/Publishing

Hapet konkursi për drejtuesin e ri të Teatrit të Operas dhe Baletit

Burime nga Ministria e Kulturës bëjnë me dije se kanë nisur aplikimet për kreun e ri të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Sipas Ministrisë aplikimet po zhvillohen në bazë të ligjit për artin. Konkursi për drejtuesin e ri të TKOB vjen pas dorëheqjes së Ilir Kernit nga kjo detyrë dhe mesohet se është hapur një ditë pasi Qeveria miratoi dorëheqjen e tij. Ilir Kerni erdhi në krye të këtij posti në vitin 2013, kur Këshilli i Ministrave në atë kohë vendosi lirimin nga detyra të Zhani Ciko, si drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe emëroi Ilir Kernin. Që në vitin e parë në krye të TKOB, Ilir Kerni nuk i kurseu kritikat për Qeverinë përsa i përket buxhetit të vënë në dispozicion, të cilin e konsideronte mjaft të ulët. Në një intervistë për Ora News në vitin 2014, Kerni vuri në dukje faktin se Qeveria duhet ti kushtonte më shumë vëmendje institucionit të drejtuar prej tij.

Please follow and like us: