Heronjte e Rezistences Antikomuniste
Lluka Qafoku
Rëndësia e njohjes së duhur zyrtare të kontributit të heronjve të rezistencës atdhetare antikomuniste dhe e dënimit penal shëmbullor të fajtorëve konkretë, të gjallë e të vdekur, për veprimtarinë politike të dhunshme gjysmëshekullore antiamerikane të shtetit komunist shqiptar
Ky shkrim po lind pas leximit të vëmëndshëm të shumë librave e emisioneve mediatike të përkushtuar dokumentarë për një periudhë ku kam pasur dhe përjetimet familjare e vetiake të miat. Duhen shënuar në veçanti librat dhe artikujt e T. Kasos, D. Gumenit, B. Blloshmit, L. Tasit, A. Prezës etj. etj si dhe dëshmitë autentike mediatike të N. Kirkës, S. Tufës, Gj. Ndrecës,M. Xhepës etj. etj.
Elita intelektuale, qytetare dhe fisnike shqiptare nuk arriti të njohë dhe të parandalojë në kohën e duhur virulencën e virusit komunist ndaj brishtësisë së shtetit komb të gjymtuar e të sapoformuar shqiptar, megjithse ky virus ishte me origjinë të qartë antikombëtare, dmth nga kombe me traditë urrejtjeje ndaj kombit shqiptar e me interesa tepër konkrete për asgjësimin e tij që në vezë. Meqë asgjësimi de jure i shtetit komb të cunguar rezultoi i pamundur prej luftës së kësaj elite në krye të gjithë popullit, si dhe të interesave të gjeopolitikës globale të kohës,(por edhe të mbështetjes vendimtare së painteres diplomatike dhe politike të Shteteve të Bashkuara) u kalua nga fqinjët në strategjinë e asgjësimit de facto.me anë të injektimit në dukje “të parëndësishëm”, nga agjentët e regjur Miladin e Dushan (me pseudonime Aliu dhe Saliu) me aventurierë dhe të paformuar shqiptarë, të ideologjisë komuniste, duke shfrytëzuar veset e ndjella nga varfëria e injoranca, për fat të keq shumë të përhapura.atëhere dhe jo vetëm atëhere.Me këta aventurierë shpejt u bashkuan kontigjente aktive të krimit politik të vendit dhe ndërkombtar. Kriminelët komunistë shfrytëzuan “moralin” e dhunës konspirative, për fat të keq të perceptueshëm dhe të pranueshëm nga tradita jonë e deformuar pas një eksperience fatkeqe të gjatë çkombtarizimi.
Megjithatë pjesa e shëndoshë e kombit reagoi në të gjitha shtresat shoqërore, e veçanërisht në fshatarësinë e mesme dhe klerikët e intelektualët e ndriçuar. Pabesisë dhe terrorit komunist të manipuluar nga armiku kombëtar ju përgjegj dhëmb për dhëmb rezistenca atdhetare antikomuniste.Kjo rezistencë e gjetur gjatë luftës ndërmjet dy zjarresh (pushtuesit konkretë, fashistët, e ata perspektivë, komunistët) mbijetoi heroikisht deri në vitin 1954, deri në ekzekutimin publik të heroit të kësaj rezistence Hamit Matjani.Ai mbyllte ekzekutimet e herojve të panumurt e të pavarr të kësaj përpjekjeje
Duhet theksuar se heroi Hamit Matjani ishte një nga protagonistët e projektit të CIA “kompania 4000”, në të cilin u asgjësua lulja e rezistencës antikomuniste shqiptare, e tradhëtuar edhe ndërkombtarisht nga agjenti elitar anglez i KGB Kim Fillbi. (shihni psh librin e Tanush Kaso, “Hamit Matjani-midis legjendës dhe të vërtetës”, Tiranë,2008).Hamiti ishte trim i tillë sa ta pranojnë këtë fakt edhe armiqtë e tij të betuar, eksponentët e Sigurimit komunist shqiptar si Mark Dodani. Me miqtë e tij, ku shkëlqeu figura e Prof. Alush Lleshanaku (me fat të ngjashëm) megjithse të përndjekur hap pas hapi e të tradhëtuar, u arrit për një kohë të gjatë mbajtja gjallë e shpresës së rimëkëmbjes kombëtare.
Është detyrë e shtetit/shteteve demokratik shqiptar rehabilitimi i plotë dhe nderimi maksimal zyrtar për figurat e rezistencës atdhetare antikomuniste e sidomos për ata të kompanisë 4000. Ky do të ishte një gjest moral që do të betononte në themel miqësinë e shtetit tone akoma të paformuar me Shtetet e Bashkuara, të cilat e mbështetën painteres këtë lëvizje, sikurse pavarësinë e Shqipërisë, mosndarjen e saj, çlirimin e Kosovës etj. etj. Kombet tona janë të lidhura me një miqësi të natyrshme të thellë e spontane, ku populli shqiptar e ka treguar me pritjen dhe mbështetjen e çdo personaliteti amerikan dhe me çdo sakrificë që ka qenë i gatshëm të bëjë që kjo miqësi e shenjtë të ruhet. Shteti ynë herët a vonë nën peshën e pambajtshme të ndërgjegjes kombëtare do të jetë i detyruar të dënojë penalisht, qoftë dhe pas vdekjes, përgjegjësit për politikën gjysmëshekullore që me çdo mjet u përpoq ta varroste pa varr këtë miqësi të shenjtë dhe të komprometonte si antiamerikan një popull të tërë!!!. Duhet kujtuar këtu gjesti i paharruar i ambasadorit Uidhërs në Tiranë, ku para se të largohej, varrosi brenda ambasadës dy shqiptaroamerikanët ish punonjës të kësaj ambasade të masakruar nga komunistët shqiptarë vetëm se ishin qytetarë e nëpunës amerikanë.. Kjo ishte një shuplakë për shtetin dhe veçanërisht drejtësinë shqiptare, që për fat të keq s’e ndjen akoma!!. Vetëm duke gjetur së paku varret e heronjve atdhetarë antikomunistë proamerikanë ne ju japim të drejtë morale shqiptarve t’ju kërkojnë sërbve varret e herojve kosovarë. Vetëm duke njohur së paku pronat dhe trashëgiminë e shqiptarve të shpronësuar e të përndjekur nga komunistët, do të kemi forcën e duhur morale për tu marrë grekëve uzurpues pronat e çamëve tanë. Ambasada e SHBA na e dha edhe këtë shembull, duke mos pranuar nga komunistët asnjë prone tjetër në Tiranë në 1991, përveç tokës së saj. Duke kujtuar fjalët e heroit antikomunist z. Niko Kirka : komunistët shqiptarë duhet të dënohen penalisht për krimet që bënë duke përdhosur kushtetutën e 1946, që sanksiononte të drejtat perëndimore(!!?). Mosmbajtja e qëndrimit penal ndaj kësaj përdhosjeje, edhe ndaj asaj që pasoi (kushtetuta e 1976) akoma edhe sot i heq çdo lloj serioziteti çdo marrëdhënieje të shtetit shqiptar me Perëndimin, si dhe bën të pazbatueshëm (psh nga precedentët) çdo dokument ligjor me pamje “perëndimore “ (duke filluar nga kushtetuta) të shtetit të sotëm shqiptar, aq më shumë kur na zbatohet nga po ata individë përgjegjës, ose nga të tillë të lidhur pazgjidhshnmërisht me ta, që jo vetëm s’janë ndëshkuar, por mjerisht janë promovuar nga qeveritarët e sundimtarët e tjerë të deritanishëm të Shqipërisë postkomuniste.