Albspirit

Media/News/Publishing

Izrael, dorëshkrimet e Kafkës do të transferohen në Bibliotekën Kombëtare

JERUSALEM (AA) – Gjykata Supreme e Izraelit i ka marrë një familjeje izraelite përmbledhjen e dorëshkrimeve të Franz Kafkës dhe vendosi që ato të transferohen në Bibliotekën Kombëtare të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Biblioteka Kombëtare të martën njoftoi se Gjykata e Lartë ka vendosur se biblioteka është “vendndodhja e dëshiruar” për një varg veprash të pabotuara të Kafkës. Nga biblioteka shtojnë se dorëshkrimet do të jenë në dispozicion për publikun.

Vendimi, i cili është marrë të hënën, ndërpreu procesin disavjeçar në gjykata lidhur me veprat e Kafkës. Dy gjykata të shkallës më të ulët, më parë morën të njëjtin vendim.

Eva Hoffe mori, mes tjerash, dorëshkrime nga nëna e saj e cila ka qenë sekretare e Max Brod-it, të besuarit të Kafkës. Brod ka poseduar dhe botuar veprat e Kafkës pas vdekjes së tij.

Familja pohonte se posedimi i dorëshkrimeve të tij është plotësisht i ligjshëm.

Please follow and like us: