Ja sa taksa ka paguar Shkelzen Berisha
Shkelzen Berisha ka publikuar sot disa prova që vërtetojnë se ai ka pasur gjithnjë biznes të regjistruar dhe se pagesa e taksave verteton edhe të ardhurat e tij përmes këtij biznesi. Ai ka qenë sot në prokurori pas ka paditur në gjykatë deputetin socialist Taulant Balla me akuzën e shpifjes, pas akuzave të bëra nga ky i fundit se djali i ish-Kryeministrit nuk ka paguar taksat.
“Kjo është një shashkë politike që nuk sjell asnjë provë. Në prokurori kam shkuar dhe kam deklaruar ato që kam thënë në komision. Asnjë e ardhur e imja nuk ka lidhje me privatizimin e CEZ. Pritshmëria ime është të dalë e vërteta. Unë kam me vete dokumentet nga tatimet që deklarojnë se kam paguar 50 milionë lekë taksa. Unë vij në respekt të ligjit, ai që do vijë pas meje është shpifësi”, deklaroi para gazetarëve sot, Shkelzen Berisha.