Albspirit

Media/News/Publishing

Rio 2016, Shkarkohet kryeredaktori i “Quotidiano Sportivo”, pasi ofendoi sportistët 

 

 

Kryeredaktori i një gazete sportive italiane u shkarkua sot, pasi vendosi një kryetitull që ofendonte tre harkëtare në LO, të cilat humbën medaljen e bronzit në garën e gjuajtjes me hark. Titulli i gazetës “Quotidiano Sportivo” ishte “Treshja e bullafiqeve për pak mund të arrinte një mrekulli olimpike”.

Kreu i grupit mediatik, “Poligrafici Editoriale” kërkoi falje në një deklaratë publike, pasi gazetat e përditshme, “Quotidiano Sportivo” (QS) dhe “Il Resto del Carlino” botuan dje artikullin ofendues. Andrea Riffeser Monti tha se “incidenti solli shkarkimin e menjëhershëm të kryeredaktorit të QS, Giuseppe Tassi”. Guendalina Sartori, Lucilla Boari dhe Claudia Mandia humbën të dielën medaljen e bronzit në Rio 2016 ndaj tajvanezeve.

Një ditë më pas, “QS” shkruan “Treshja e bullafiqeve për pak mund të arrinte një mrekulli olimpike”. Titulli u dënua nga të gjitha mediat sociale si dhe nga një letër proteste nga kreu italian i Federatës së Harqeve, Mario Scarzella. “Duke u fokusuar në pamjen e këtyre vajzave… ishte me të vërtetë një shije e keqe”, shkruan Scarzella.

“Pasi kanë qarë gjatë gjithë natës, për humbjen e tyre, në mëngjes këto vajza nuk gjejnë as simpatinë e shtypit italian…, por gjithashtu duhej të vuanin edhe këtë poshtërim”, tha ai duke shtuar se ”të gjithë harkëtarët italianë ishin përkrah tyre”.

Please follow and like us: