Albspirit

Media/News/Publishing

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare mblidhet në Nju Jork

Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar i Diasporës Shqiptare do të mblidhet në Nju Jork në datat 24-25 shtator 2016
24 shtator është darka gala biznesore mbarëkombëtare e diasporës shqiptare.
Adresa 630 second avenue new york, NY 10016, duke filluar në orën 6 të mbrëmjes.
Pjesëmarrësit do të akomodohen në hotelin Hilton Double Tree, i cili gjendet në Financial District at 8 Stone street ne New York. Linku i hotelit:http://bit.ly/ABNFIDI
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare funksionon në 4 kontinente në gjithsej 22 shtete të botës. Ky forum, i pari për nga rëndësia përcakton vullnetin e përbashkët për bashkëpunim të mbi 600 afaristëve të botës së biznesit nga mbarë diaspora, Kosova, Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare.
Aty do të lidhen kontakte dhe njohje të reja, do të prezantohen kompanitë e tyre, do të mund të lidhen kontrata bashkëpunimi dhe të jepen ide për investime të përbashkëta në fusha të rëndësishme në trojet shqiptare për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe shkëmbimi i mendimeve bashkë me politikat aktuale Amerikë, Kosovë dhe Shqipëri.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të takohen me kongresistë, senatorë, përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë dhe me kompanitë lider në tregun e Amerikës
Në shprehje të konsideratës më të lartë, dëshirojmë t’ju mirëpresim në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Denion Ndrenika

Illyria Newspaper
Shef i redaksisë dhe Përfaqësues për Ballkanin
481 8th Ave, Suite 536
New York, NY 10001
tel: ++ 355 69 21 71 664
      ++355 69 878 58 482
      ++ 355 67 20 89 335
Please follow and like us: