Steinmeier: Turqia është një partner shumë i rëndësishëm i NATO-s
“Unë besoj se kjo marrëdhënie nuk do të jetë aq e ngushtë sa që Rusia t’i ofrojë një partneritet alternativ të sigurisë Turqisë. Turqia është një partner shumë i rëndësishëm i NATO-s dhe ashtu duhet të vazhdojë”.
Steinmeier, në një deklaratë për gazetën gjermane Bild duke theksuar se afrimi i Turqisë me Rusinë është një zhvillim i mirë u shpreh se “Unë besoj se kjo marrëdhënie nuk do të jetë aq e ngushtë sa që Rusia ti ofrojë një partneritet alternativ të sigurisë Turqisë. Turqia është një partner shumë i rëndësishëm i NATO-s dhe ashtu duhet të vazhdojë”.
Ai në lidhje me liberalizimin apo jo të vizave për Turqinë nga Bashkimi Evropian ka vlerësuar se “Liberalizimi i vizave mundësohet me zbatimin e rregullave. Aktualisht nuk bëhet fjalë për këtë.”
Pasi cekur tragjeditë në Siri dhe duke vënë në dukje se politikisht nuk janë të pafuqishëm në Siri, por se edhe konfliktet nuk kanë mundur ti ndalin, Steinmeier ka theksuar se konfliktet vazhdojnë që prej 5 vitesh.
Duke i cilësuar tragjedi përjetimet në Siri ai u shpreh se aga fotografitë e ardhura nga Halepi vërehet nga vjen persekutimi dhe ka akuzuar se disa aktorë nuk interesohen për ndalimin e konflikteve.
Pyetjes nëse do të jetë Asadti fitimtar, Steinmeier ka dhënë përgjigjen se “Mendoj se kjo do të jetë e pamundur. Në periudhën e tranzicionit edhe partia e Asadit do të ketë një rol. Por e ardhmja politike e Sirisë duhet të jetë pa Asadin dhe ashtu do të jetë.”
Në lidhje me rolin e vendeve të tjera në Siri ministri gjerman Steinmeier u shpreh: “Përfundimi i luftës së brendshme në Siri është i pamundur pa Moskën, në të njëjtën kohë i pamundur edhe pa Turqinë, Iranin dhe Arabinë Saudite.”