Vrasës serial? Përdhunohet dhe i vihet flaka menaxheres së Google
Pak ditë pasi vajza e një heroi të 11 Shtatorit në SHBA u gjet e vrarë, pasi ishte përdhunuar, një tjetër rast i rëndë trondit Shtetet e Bashkuara. Një menaxhere në kompaninë Google nga Nju Jork, u zhduk pasdite, teksa ishte nisur për vrap. Vanessa Marcotte u gjet e vdekur. Sipas të dhënave të para, ajo është përdhunuar dhe trupit i është vënë flaka. Brunia ishte pranë shtëpisë së mamasë së saj në Masaçusets, kur u zhduk në pyje. Brenda një jave, tre brune janë përdhunuar dhe vrarë në SHBA. Karina Vetrano, Ally Brueger dhe Vanessa Marcotte, po vraponin kur u sulmuan fizikisht, u përdhunuan dhe u vranë. Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një vrasës serial. Të treja janë brune, vajza të gjalla dhe plotë jetë, me një karrierë të kënaqshme. Megjithatë njëra është qëlluar me armë, tjetra është mbytur, kurse të tretës i është vënë flaka.