KE: Asnjë tolerim për Turqinë
Bashkimi Europian nuk përkulet para presionit të autoriteteve turke, se nuk do të respektojnë marrëveshjen për ndaljen e fluksit të emigracionit të paligjshëm drejt Bashkimit Europian.
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka bërë të qartë, se nëse autoritetet turke dëshirojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, ata duhet të respektojë detyrimet e marrëveshjes së nënshkruar midis Bashkimit Europian dhe Turqisë në 18 mars të këti viti.
Përveç kësaj, Komisioni Europian dënon qartë burgosjen e gazetarëve dhe akademikëve në Turqi dhe i kërkon autoriteteve turke të respektojë parimin e proporcionalitetit në ndryshimin e ligjit antiterrorrizëm.
Për Komisionin Europian burgosja e gazetarëve dhe akademikëve në Turqi nuk mund të tolerohet dhe autoritetet turke duhet të përfshijnë edhe parimin e proporcionalitetit në ndryshimin e ligjit për antiterrorrizmin.
“Futja e një ligji antiterrorrizëm nuk bëhet për t’a bërë luftën kundër terrorizmit më të dobët, por më efikase. Elementi i proporcionaliteti në këtë kuadër është thelbësor. Presidenti Juncker është shprehur qartë gjatë intervistës së tij për gazetën gjermane Tager Spigel, se Bashkimi Europian nuk mund të tolerojë që të burgosen akademikë apo gazetarë. Ndaj parimi i proporcionalitetit dueht respektuar dhe ne po punojmë me autoritetet turke për të gjetur një zgjidhje, por i takon autoriteteve që të bëjnë hapin e tyre. Ne nuk po u mbyllim dyert autoriteteve turke. Jemi gati të negociojmë, por autorietet turke duhet të bëjnë përpjekjet e tyre për zbatimin e kësaj marrëveshjeje të përbashkët”- tha Mina Andreeva, zëdhënëse e KE-së.
Lidhur me takimin midis presidentit Vladimir Putin dhe atij turk, Recep Tayyp Erdogan, Komisioni Europian shpreson që ky takim t’i shërbejë stabilitetit në rajon dhe një zgjidhje paqësore për krizën siriane.