Albspirit

Media/News/Publishing

Deklarata e fortë e Vuçiç: Njohja e Kosovës rruga e vetme

Eshtë një episod që nuk mund të kalohet pa i kushtuar vëmendje. Kryeministri i Serbise, Aleksandar Vuçiç, ka folur për herë të parë për njohjen e Kosovës. në fakt ai nuk ka bërë asgjë më shumë sesa thonë nën zë të gjithë politikanët serbë, pr përmendja e këtij fakti nga kreu i qeverisë, aq më tepër në ditën e debatit parlamentar kur Vuçiç po zgjidhet për herë të dytë kryeministër merr një peshë të veçantë. Djatë debatit në Parlamentin e Serbisë Vuçiç ka thënë se, e vetmja zgjidhje e cila do të zgjidhte ‘Nyjen Gordiane’ është njohja e Kosovës, por që ne nuk do ta bëjmë këtë.

Kryeministri serb, e ka pranuar se rruga e vetme në mes Kosovës e Serbisë, është njohja nga kjo e fundit, kur i ka kthyer përgjigje liderit të LDP’së, përkrahësit të njohjes së Kosovës, Çedomir Jovanoviçit, se ata në Serbi gënjejnë njëri-tjetrin se Kosova është më e çmuara, por individët dinë pak për Kosovën.

Vuçiç ka theksuar se shumë serbë nuk e kanë idenë se ku ndodhet Drenasi dhe se a jetojnë atje serbë. Po si duhet kuptuar kjo deklaratë e shefit të qeverisë serbe, të njëjtit person që bërtiti “Provokacija” kur homologu i tij shqiptar i tha në Beograd të njëjtën gjë? Nga njëra anë ai është i ndërgjegjshëm se Kosova është e humbur njëherë e përgjithmonë për Serbinë. E dyta ai do të hiqet përpara perëndimit si një lider që i kuptona problemet reale të vendit dhe që është transormuar krejtësisht që nga koha kur bënte zëdhënësin e Millosheviçit. E treta dhe më e mundshmja, Vuçiç megjithëse me gojë tha se “ne nuk do ta bëjmë kurrë këtë” ndoshta ka filluar të përgatisë opinionin vendas me mundësinë e ndarjes njëherë e mirë “nga zemra e Serbisë”. Ai e di se pa e hedhur këtë hap vendi i tij nuk ka të ardhme në Europë, ndaj megjithëse në mënyrë mohuese ai ka hedhur një sinjal.

Please follow and like us: