Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Kulla flet për përplasjen Rama-Meta, qeverinë teknike dhe zgjedhjet e parakohshme, shtatorin politik dhe shpalljen Gylenist

Ilir Kulla analisti dhe eksperti i çështjeve të sigurisë, në një intervistë ekskluzive për Citynews.al, ka folur në lidhje me përplasjet politike të muajve të fundit PS-LSI dhe aktualitetin politik 9 muaj përpara zgjedhjeve. Ai komenton zgjedhjet e parakohëshme, për të cilat thekson se nuk kanë gjasa të ndodhin, por flet edhe për qeverinë “e mundshme” teknike. Kulla flet për konfliktin në qeveri qetësinë e munguar dhe dashurinë e harruar të dy liderave politikë të së majtës. Në fund Ilir Kulla sqaron edhe qëndrimin e tij në lidhje me shpalljen e tij si Gylenist, pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi.

Përplasjet PS-LSI, si e parashikoni shtatorin politik?

Është normale që dy parti në koalicion, nëntë muaj para zgjedhjeve të jenë në nervozizëm, pasi zgjedhjet po afrohen. Janë shumë çështjet që i shqetësojnë, nga 7 ligjet e posaçme të reformës në drejtësi, tek koncesionet, reforma zgjedhore, gjendja ekonomike, gjendja e rendit publik etj etj. Këto çështje nuk zgjidhen duke qëndruar statikë, por duke i ndryshuar gjërat. Kësaj klime, si qershia mbi tortë i shtohet edhe 11 shtatori i zgjedhjeve të parakohshme lokale në Dibër, ku situata nuk është aspak e mirë për koalicionin e majtë dhe ku PD rrezikon të fitojë e vetme përballë gjithë të tjerëve. Kështu që shtatori do

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar marreveshja me BE per procedurat e sigurise per shkembimin dhe mbrojtjen e informacionit te klasifikuar./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

të jetë interesant, shumë interesant

Zgjedhje të parakohshme apo qeveri teknike, cila është zgjidhja?

Zgjedhjet e parakohshme janë një opsion, por i fundit të cilin unë nuk e besoj, jo të paktën në këtë fazë. Reforma për drejtësi e tregoi se dy partitë e mëdha kanë frikë nga zgjedhjet e parakohshme dhe nuk i dëshirojnë ato. Qeveri teknike do të ketë vetëm në rast se kryeministri vendos të qëndrojë stoik përballë kërkesës për ndryshim ministrash dhe frymë në qeverisje. Atëherë besoj se hapet ky opsion për t’i dhënë vendit një qeveri, që do ta çonte drejt zgjedhjeve të mirëpranuara nga të gjithë. Por unë besoj se Rama nuk është nga ata që do ta shkatërrojë shtëpinë e vet dhe në fund do të jetë konstruktiv.

Beteja Rama-Meta nuk po ndalet dhe LSI sulmon ministrat e qeverisë. Pse ky konflik i vazhdueshëm në qeveri?

Betaja Rama-Meta është më shumë bashkëqeverisje dhe bashkejetesë problematike, sesa një betejë e mirëfilltë. Natyrisht rrezikon të kthehet e tillë. Kjo lidhet me faktin se kur shpallën aleancën më 1 prill të 2013 nuk kishin diskutuar për platformë të përbashkët, por për bashkim për të çuar Berishën në shtëpi. Sot Berisha nuk është më problemi, sot ata shohin problem njeri-tjetrin dhe kjo është arsyeja e vërtetë e kësaj lufte. Meta do të jetë kryeministri i ardhshëm. Rama e ka të qartë këtë gjë dhe ai po mundohet të shohë të ardhmen e vet dhe ta mendojë seriozisht atë. Kjo gjë do të çonte, o Metën lider opozite, ose Metën kryeministër në të dy rastet. Rama nuk është komod, sepse nuk do të qëndrojë në këmbë kjo maxhorancë. Megjithatë do t’ia lëmë kohës.

U shpallët në listën e gylenistëve, cili është reagimi?

ilir kullaMë besoni unë jam ndier shumë i surprizuar nga e ashtuquajtura Listë Gyleniste. Po shfrytëzoj edhe një herë rastin ta sqaroj këtë çështje. Unë as nuk kam patur dhe as nuk kam dhe as besoj se do të kem ndonjëhere lidhje me të ashtuquajturën lëvizje Gyleniste.

As nuk kam marrë ndonjëherë financime nga kjo lëvizje as kam kërkuar ndonjë nder, apo ndonjë favor nga ata kurrë dhe për këtë sfidoj publikisht këdo në çdo kohë. Përkundrazi unë kam patur shumë respekt dhe e kam parë me admirim figurën e Erdoganit deri në vitin 2012-2013. E kam vlerësuar për reformat e thella në vendin e vet, për ndryshimet e jashtëzakonshme të Turqisë dhe fuqizimin e saj. Gjithashtu, unë kam filluar të kem rezerva për Erdoganin për dy çështje për luftën në Siri dhe rolin e Turqisë, atje duke konsideruar këtu se është e pamundur që mijëra muxhahedinë nga e gjithe bota të kalojnë kufirin dhe të krijojnë ISIS dhe qeveria turke të mos e dijë. Gjithashtu edhe çështja e laicizmit e shtetit turk, nuk mund të jem entuziast që Turqia rrezikon të mos mbetet më shtet laik.

Pavarësisht kësaj unë këto opinione nuk i kam artikuluar shpesh. Këtu vjen edhe arsyeja e futjes së emrit tim tek të ashtuquajturit Gylenistë, në dy intervista të miat tek Gazeta Zaman, vjet në variantin anglisht të saj. Për çështjen e grushtit të shtetit unë kam qenë kundër grushtit të shtetit, natyrisht, por në të njëjtën kohë nuk.mund të shoh pa sy kritik persekutimin e mijëra njerëzve se gjoja janë të gjithë të përfshirë në grushtin e shtetit.

Unë mendoj se Grushti i Shtetit nuk ka fare lidhje me Gylenin, por me thyerjen e marrëdhenieve Turqi-Siri-Arabi-Saudite-Rusi-SHBA. Me këtë lidhet edhe largimi.i Davutoglusë. Arsyeja është tradhëtia që Erdogani po i bën partnereve të tij të vendeve të gjirit në raport me gazsjellësin Iran-Irak-Siri-Turqi-Greqi-Shqipëri-Itali. Siç e shikoni, jo rastësisht përfshihet edhe Shqipëria në këtë hartë. Ky gazsjellës, jo vetëm që e blindon fuqinë e Rusisë në raport me EU-në dhe e dobëson SHBA-në, por njëherësh do të nxjerrë jashtë loje edhe TAP-in aktual. Ku hyn Gyleni këtu? Gyleni është një sekt asgjë më shumë, u rrit dhe u forcua me Erdoganin dhe ai sot po shfrytëzon rastin të pastrojë gylenistët, jo se i ka frikë, po se është momenti më i mirë për të. Nejse të kritikosh sot Erdoganin aleat të Putinit, jo domosdoshmërisht të bën me Gylenin, apo FETO. Unë nuk i ndryshoj pikëpamjet e mia sa herë që ndryshon Erdogani aleatët e tij për interesat e veta. Ju faleminderit!/ Intervistoi: Elvi FUNDO/Citynews.al

Please follow and like us: