Albspirit

Media/News/Publishing

 Kastriot Islami: Toni Bler, Himara i “bronxon” trupin, Rama i “nxin” faqen

Toni Bler është pa dyshim “mik” i shqiptarëve dhe këtë se vë askush në diskutim në Kosovë e Shqipëri. Ndërkohë ai kritikohet ashpërsisht në Britani për vendosjen e dyshimtë të pasurisë pasi ka lënë detyrën e Kryeministrit, duke shërbyer si “këshilltar” në vende me regjime autoritare e kleptokratike, përmes mbulimit të zullumeve dhe korrigjimit të imazhit të diktatorëve kleptokratë. Sigurisht kjo gjë raportojnë mediat britanike realizohet përmes marrëveshjeve të majme lukrative dhe jo transparente. Më tipike është marrëdhënia me “diktatorin” e Kazakistanit Nursultan Nazarbayev ( që edhe nga emri Nur-Sulltan pra Sulltani i Hijshëm të krijon menjëherë shijen e një diktatori lindor të makijuar nga një ish-kryeministër perëndimor). Po ashtu Bler përballet me kritika të ashpra për pasurinë e tij me mbi 100 milion paund. (https://en.wkipedia.org/wiki/Tony_Blair#cite_note-213)të realizuar përmes kontratash të dyshimta nga ai vetë apo e bashkëshortja Cherie Bler, duke u rritur me mbi pesë herë që nga momenti që ka lënë detyrën e kryeministrit të Britanisë.

Toni Bler i “respektuar” në Shqipëri e Kosovë

Për të hequr çdo keqkuptim që në fillim të këtij opinion duhet pranuar se për shqiptarët e thjeshtë të Shqipërisë dhe Kosovës, Toni Bler është një figurë/personazh i respektuar. Kryesisht kjo vjen për shkak të qëndrimit të qeverisë së drejtuar prej në vitin 1999 ndaj bombardimeve të regjimit të Millosheviçit dhe çështjes së pavarësisë së Kosovës…Ky është një respekt i padiskutueshëm, i ngulur në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. Thënë dhe pranuar kjo, nuk besoj se ka ndonjë shqiptar naiv që të mbyllë sytë përballë keqpërdorimit që Edi Rama po i  bën kësaj marrëdhënie, duke spekuluar, në të njëjtën mënyrë si ka vepruar edhe më foton e tij me presidentin e SHBA, Obama duke implikuar disa individë të akuzuar nga FBI për dhunim të ligjit federal gjatë fushatës presidenciale të vitit 2012.

Toni Bler i kritikuar për marrëdhëniet e dyshimta me regjimet e korruptuara

Në Britani, çdo ditë, ka dy ose tre artikuj që bëjnë me dije pasurinë qindra milion paund të Toni Bler dhe familjes së tij, të vendosur në mënyrë të dyshimtë apo më saktë jo transparente, pas lënies së postit të kryeministrit të Britanisë, përmes marrëdhënieve të dyshimta lukrative me regjime autoritare dhe kleptokratike të Ballkanit (Serbi, Shqipëri…), ish vendeve të bllokut sovjetik (Kazakistan, …), Afrikës (Ruanda, Guinea, Malaui, Sierra Leone, Kenia….), Azisë (Mongoli…) e tjerë. Ndërkohë në Britani Toni Bler ballafaqohet po ashtu edhe me kritika shumë të ashpra, që shkojnë deri në kërkesën për heqjen e të drejtës për të pasur poste publike, pas një raporti që mban emrin Chilcot lidhur me qëndrimin e qeverisë së drejtuar prej tij ndaj ngjarjeve në Irak ku gjetën vdekjen shumë ushtarë britanikë, familjet e të cilëve kërkojnë ta çojnë madje deri në Gjykatën e Hagës; por kjo është një çështje e brendshme e britanikëve që mund të ketë vetëm interes informativ për shqiptarët. Por ajo qe spikat Britani janë kritikat e forta lidhur me pasurimin e tij pas lënies së postit te Kryeministrit, duke veçuar shpërblimet marramendëse nga regjime autoritare që dhunojnë liritë themelore dhe të drejtat e njeriut apo që zotërojnë pasuri përrallore nga qëndrimi gjatë në pushtet….Një prej tyre është edhe Edi Rama.

Rama, një drejtues i një qeverisje kleptokrate dhe kriminale
Toni Bler ka vendosur edhe një marrëdhënie okulte, çuditërisht “falas” me Edi Ramën…ndërkohë që paguhet familja Bler nga një projekt prej 240 milion paund… Nuk e di se çfarë do të thotë për Bler fakti që Rama cilësohet nga OSBE, ku bën pjesë edhe Britania, si zotëruesi i një pasurie prej “200 milion euro të fshehura në një llogari bankare off shore…”. Se Rama vlerësohet një politikan për të cilin nga hetimet e FBI mund të rezultojë i implikuar si dhunues e ligjit federal t2 SHBA për financimin e fushatës presidenciale të vitit 2012 duke arritur të realizojë një foto me Obamën për ta keqpërdorur në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 2013 në Shqipëri…Se Rama është një individ që është akuzuar për përdorim të drogave të forta, akuzë të cilën s’e ka kundërshtuar asnjëherë, madje ka refuzuar të kryejë testin e drogës për të fshirë çdo lloj dyshimi si përdorues…Se Rama është kryeministri që me siguri qeveris vendin ku thuhet çdo ditë se policia kontrollon dhe monitoron kultivimin e marijuanës në një sipërfaqe të paparë asnjëherë më parë. Pra se në fund të fundit Rama është personi i “këshilluar” prej tij dhe që i “nxin” faqen dhe me siguri me kalimin e kohës kjo do të bëhet edhe më evidente.

Kontratat  e dyshimta të Ramës  me familjen Bler…

Toni Bler ka një kontratë “këshillimi” me Edi Ramën; termat e së cilës janë deri tani shumë sekrete, madje publikut  është thënë se shërbimi është falas dhe askush nuk është në gjendje të tregojë përse vjen falas Toni Bler në Shqipëri, ndërkohë që shpjegimi se “ka dashuri për shqiptarët”s’duket shumë i besueshëm, madje krijon dyshime edhe më të mëdha, aq më tepër që së bashku me këtë “këshillim falas” Rama ka tenderuar drejtpërdrejtë bashkëshorten e tij në një projekt me një shumë të majmë? Çfarë ka bërë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Por pyetja që intrigon më shumë është ajo e gazetës britanike Telegraph (http://www.telegraph.co.uk/neës/politics/tony-blair/11457121/Cherie-Blair-signs-deal-to-act-for-Albania-ëhere-her-husband-is-official-adviser.html) lidhur më një kontratë lukrative dhe të dyshimtë prej 250 milion paund të bashkëshortes Cherie Bler me qeverinë Rama, ndërkohë që bashkëshorti i saj është “këshilltar falas” i Ramës.

Vizita e “dyshimtë” e gushtit 2016…

Së fundmi, çuditërisht gjatë muajit gusht 2016, kur Rama nuk kontrollon më as politikisht dhe as ekonomikisht qeverisjen e vendit dhe kur “kultivimi qeveritar” i marijuanës është bërë biznesi e sporti më popullor nëShqipëri  është shfaqur Toni Bler në Himarë e Dhërmi, me helikopterin e Mimi Kodhelit dhe/ose jahtin e tij luksoz. Mediat britanike kanë shkruar se kjo ka ndodhur çuditërisht pas sulmeve të ashpra që Toni Bler ka pësuar në parlament, publik e media në Londër pas publikimit të raportit Chilcot, dhe kur janë grumbulluar firma për dëbimin e tij nga politika e madje deri në dërgimin e tij në Gjykatën e Hagës. Pyetja që shtrohet është nëse ai ka ardhur në Himarë për të “bronxuar” trupin…apo për diçka tjetër?Por me sa duket Rama, një kleptokrat i ngjashëm me Sulltanin e Hijshëm kazak, apo një oligark që zotëron një pasuri “prej 200 milion euro të fshehur në llogari off shore” dhe i vendosur ndërkombëtarisht e lokalisht në mes të sulmeve dhe hetimeve eventuale pas një investigimi nga FBI të fotot së tij me Obamën, nga mediat britanike duket se Rama është këtë rradhë sebepi për t’ia “nxirë” faqenBlerit.

Një përfundim logjik…
Prej këndej mund të arrihet në përfundimin se Edi Rama është njëri nga personazhet që i shtohet listës së drejtuesve të regjimeve autoritare e kleptokratike për të cilin Toni Bler kritikohet ashpërsisht në Britani…Pra e thënë figurativisht Edi Rama jo vetëm e ka ndihmuar Toni Blerin të “bronxojë” trupin në Dhërmi a Himarë por pagesat për kontratën ja ka “nxire” edhe më shumë faqen ish-kryeministrit të respektuar nga shqiptarët…Por shqiptarët do të vazhdojnë me siguri ta respektojnë ish kryeministrin britanik për gjithçka ka bërë për Kosovën pavarësisht kostos që po i krijon atij Edi Rama në sytë e britanikëve dhe të  shqiptarëve të ndershëm…

Please follow and like us: